Thaçi përfundon vizitën në SHBA, e konsideron javë të suksesshme

E publikuar: 01/03/2020 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u takua me shumë liderë të këtij shteti.

Thaci e ka konsideruar këtë javë si shumë të suksesshme.

“Një javë e suksesshme në SHBA, me plot takime miqësore dhe përmbajtjesore”, ka shkruajtur Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Presidenti në SHBA është takuar me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien, shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation (DFC), Adam Boehler, Kongresistin, Eliot Engel, dhe Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes, David Norquist, ndër të tjerë.

Ai po ashtu ka vizituar edhe shoqatën më të vjetër shqiptare në SHBA, Vatra.

Gjatë kohës sa Thaci ishte në vizitë, Kosova u përball me presion pikërisht nga SHBA’ja ëpr largimin e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, erdhi me vendim që taksa të largohet për lëndët e para nga data 15 mars, ndërsa me 1 prill të largohet tërësisht për një periudhë 90 ditore.

I dërguari Special nga SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, reagoi për këtë vendim duke e quajtur si masë të pamjaftueshme nga Kosova. /Express/