Thaçi : Luftërat e Isa Boletinit për lirinë e Shqipërisë, frymëzim për lirinë e Kosovës

E publikuar: 29/07/2020 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar kontributin e Isa Boletinit në pavarësinë e Shqipërisë, gjersa ka bërë homazhe te varri i tij.

“Luftërat e Isa Boletinit për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë ishin frymëzim për luftën tonë të drejtë dhe të pastër për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdi për të gjithë heronjtë kombëtarë. HTH”, ka shkruar Thaçi në rrjetin e tij social Facebook.