Thaçi e quan Berishën “gërmadhë të skenës politike shqiptare”

09.05.2019 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Thaçi e quan Berishën “gërmadhë të skenës politike shqiptare”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë shumë kritik ndaj ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar për dëme të mëdha që i ka bërë Kosovës dhe UÇK-së, gjatë kohës së luftës së Kosovës.
“Me siguri se krimineli kthehet në vendin e krimit. Zoti Berisha ka bërë mëkate të mëdha që ka ndaj UÇK-së dhe Kosovës”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Tv Klan.

Në lidhje me përplasjen e tij me Berishën dhe marrëdhëniet që kanë pasur më parë, Thaçi tha se “kur jam zgjedhur kryeministër kemi pasur një respekt reciprok, për të pasur lakmi. Tash nuk kuptoj për gjendjen e tij emocionale, si një gërmadhë të skenës politike shqiptare”, tha ai. Ai tha se dialogu ka qenë plotësisht transparent, i ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE-ja. “Zoti Berisha ishte në pushtet dhe u akuzua si tradhtar për shitjen e vijës kufitare në ujëra ndaj Greqisë”, tha ai dhe shtoi se duhet të hiqet ideja e dialogut të lagjeve.

Presidenti Thaçi tha se ka qenë i shkuar kur ka kuptuar se SHBA-të nuk janë konsultuar dhe nuk janë ftuar në Samitin e Berlinit. Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Haradinaj se i është bërë presion për taksen në Berlin, ai tha se “letra e kryeministrit Rama sqaron gjithçka dhe nuk ka pasur asnjë presion ndaj askujt” dhe ka shtuar në lidhje me taksën se nuk ka ndonjë qellim për të mbledhur një grusht votash në emër të një patriotizmi. “Unë e njoh Presidentin Trump më herët se ambasadorin amerikan në Berlin dhe ata janë miq mes vete”, tha ai dhe shtoi se asnjë zgjidhe për Kosovën nuk mund të vie pa Amerikën.

“BE nuk ka vizion. Unë e pash në Berlin në BE pa vizion, pa qellim dhe pa unitet për Kosovën. Për mua substancë e zgjedhjes së çështjes së Kosovës janë dy letrat e presidentit Trump”, tha ai. Po ashtu theksoi se asnjë zgjidhje nuk mund të vie pa praninë e SHBA-së. “Be pa SHBA-në nuk mund ta zgjidh çështjen e Kosovës”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

Guvernatori i BQK-së thotë se tarifa 100% ndaj mallrave serbe rriti çmimet

Guvernatori i BQK-së thotë se tarifa 100% ndaj mallrave serbe rriti çmimet

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik