Thaçi Dekoron Sami Lushtakun

E publikuar: 22/02/2018 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se ka dekoruar ish-gjeneralin e UÇK-së, Sami Lushtaku.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi çmoi kontributin e ish-Kryetarit të Skenderajt për lirinë e Kosovës.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit pavarësisë, dekorova gjeneralin Sami Lushtaku, njërin nga komandantët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Z. Lushtaku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shkroi ai.

Në ditët e fundit, Presidenti u përball me një valë të refuzimeve të dekoratave të tij të bëra në nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./kallxo.com/