Tërmet i fuqishëm në Afganistan

E publikuar: 31/01/2018 19:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tërmet i fortë që goditi Afganistanin verilindor shkaktoi vdekjen e një vajze të vogël disa mijëra kilometra larg, në provincën e Baluchistanit në Pakistan.

Instituti amerikan i Gjeologjisë tha se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.1 ndodhej rreth 35 kilometra në jug të Jarmit, në rajonin Hindu Kush, pranë kufirit me Taxhikistanin.

Fëmija u vra kur tavani i shtëpisë prej balte u shemb. Tërmeti shkaktoi plagosjen e të paktën nëntë personave.

Ndërkohë, në Afganistan nuk pati asnjë njoftim për viktima, apo dëmtime materiale serioze. Tërmeti u ndje edhe në Islamabad, Peshawar dhe në kryeqytetin indian të Nju Dehlit.

Pjesë të mëdha të rajonit përjetojnë tërmete të shpeshta, për shkak të kryqëzimit të pllakave tektonike të Euroasisë dhe Indisë. Në vitin 2005 mijëra njerëz u vranë në një tërmet me magnitudë 7.6 që goditi Pakistanin e veriut.