Tensione te kampi argjentinas, futbollistët nuk duan të drejtohen nga Sampaoli kundër Nigerisë

E publikuar: 22/06/2018 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e futbollit e Argjentinës gjatë mbrëmjes së kaluar përjetoi një nga humbjet më të këqija në histori, pavarësisht faktit se ka një nga gjeneratat më të mira të udhëhequr nga Lionel Messi.

Argjentina është gjunjëzuar para Kroacisë duke pësuar humbje me rezultat prej 3-0 dhe tani, një ndeshje para përfundimit të fazës së grupit, fati saj mund të varet prej ndeshjes së sotme mes Islandës dhe Nigerisë.

Lionel Messi (Getty Images)

Si fajtor kryesor, përveç lojtarëve shihet edhe trajneri, Jorge Sampaoli, i cili është bërë i padëshiruar për lojtarët.

Madje, pas një mbledhje të shkurtër në zhveshtore, futbollistët kanë kërkuar që të pa paraqiten pa trajner në ndeshjen e fundit të grupeve kundër afrikanëve të Nigerisë.

“Lojtarët nuk janë përshtatur, projekti ka dështuar”, tha Sampaoli në një konferencë shtypi, por që u kritikua tej mase prej mediave gjersa ndërhyri sulmuesi, Sergio Aguero.

“Lejoni njeriun të flas se çfarë të dojë”, iu përgjigj Aguero zgjedhësit të kombëtares argjentinase.

“Gauçosët”, sipas mediave lokale argjentinase, kërkuan që ekipin tani e tutje ta udhëheq Jorge Burbuaga.

Kujtojmë se dueli mes Argjentinës dhe Nigerisë do të zhvillohet të martën (26 qershor) me fillim në ora 20:00 në Shën Petersburg. /Telegrafi/