Telekomi mbledh paratë, kryen pagesat e punëtorëve

E publikuar: 12/08/2020 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas gati një muaj prej kur xhirollogaritë e Telekomit u bllokuan, në këtë ndërmarrje kanë arritur t’i mbledhin paratë për ekzekutimin e pagave.

Nga sindikata e punëtorëve të Telekomit, po kërkojnë ndihmë më të shpejtë nga institucionet e vendit ku mes tjerash po theksojnë se bllokimi i xhirollogarisë është bërë për interesa të jashtëm
Në korrik, Telekomit iu bllokuan xhirollogaritë,transmeton Express.

E kjo bëri që shqetësimet të rriteshin në staf, pasi që e dinin se tashmë telashet financiare do të jenë të mëdha, e të njejtit mund të mbesnin pa rroga.

Por, sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit me shumë vështirësi, kanë arritur që t’i mbledhin financat për ekzekutimin e pagave.

Sipas Balaj, bllokimi i xhirollogarive nga përmbaruesi priva me kërkesë të Z-mobile, është bërë për interesa të klaneve të ndryshme.
Balaj: Bllokimi i xhirollogarive të Telekomit ishte i qëllimshëm

Për situatën në Telekom, kryeministri Avdullah Hoti kishte thënë se asnjë punëtor nuk do të humbasë vendin e punës dhe këtë po e thotë edhe Balaj. I njejti po pret që institucionet të japin ndihmë të madhe karshi kësaj ndërmarrjeje.