Telekomi Gjerman do të ofrojë 5G për 99% të popullsisë deri në 2025

E publikuar: 13/10/2018 04:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania gjermane e telekomunikacionit Deutsche Telekom prezantoi programin e ri me tetë pika për lançimin e shërbimit 5G.


Firma e cila operon në tregun vendas si Telekom Deutschland do të lançojë 5G-në në 2020-ën dhe të mbulojë 99% të popullsisë dhe 90% të vendin me këtë shërbim deri në 2025.

Çdo vit Telekom ka planifikuar ndërtimin e 2,000 antenave të reja celulare dhe të arrijë deri në 36,000 në 2021.


22,000 prej 27,000 pikave janë të lidhura me rrjetin e fibrave optik i cili shtrihet rreth 500,000 kilometra dhe zgjerohet me 60,000 kilometra çdo vit.

Aktualisht Telekom u shërben 24.4 milion shtëpive me shpejtësi interneti nga 100Mbps deri në 250Mbps. /PCWorld Albanian