Teknologjia ultrasonike do ti bëjë skanerët e shenjave të gishtërinjve nën ekran më të saktë dhe shpejtë

E publikuar: 06/12/2018 06:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë vit pamë disa modele telefonësh të cilët braktisën modelet tradicionale të sensorëve të shenjave të gishtërinjve për ti zëvendësuar me ato modele që gjenden nën ekran.


Qualcomm është më i fundit i cili lançoi një sensor të shenjave të gishtërinjve nën ekran duke ndihmuar më tej në popullarizimin e teknologjisë.

Megjithatë sensorët e përdorur tek Vivo U21X, Mate P20 Pro dhe OnePlus 6T nuk janë aq të shpejtë sa duhet.


Me këto telefonët nganjëherë duhet të shtypni më fort mbi ekran e nganjëherë të vendosni gishtin me kënd për ti zhbllokuar.

Këto sensorë përdorin një imazh të gishtit tuaj për të zhbllokuar telefonin dhe teorikisht mund të manipulohen pa shumë mund.

Ndërsa sensori i ri i Qualcomm përdor një teknologji të re ultrasonike për të adresuar këto probleme.

Kështu telefoni me sensorin e Qualcomm shkyçet më shpejtë e madje edhe me gishta të lagët. Duke qenë se përdor valët zanore mund të punojë mjaft mirë përmes ekraneve të xhameve dhe metalit.

Qualcomm ende nuk ka prezantuar asnjë partner hardueri por sipas raportimeve Samsung do të jetë i pari që ta përdorë teknologjinë në Galaxy S10. /PCWorld Albanian