Teatri me strategji të re marketingu synon rikthimin e publikut

12.12.2018 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Teatri me strategji të re marketingu synon rikthimin e publikut

Strategjia për reklamimin e shfaqjeve nëpër rrjete sociale dhe në ueb faqen e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka pasur ngecje për gati gjysmën e vitit 2018 dhe ky institucion synon që me hartimin e një strategjie të re ta rikthejë publikun për vitin që vjen.

Rreth dy mijë euro është shuma që ndan TKK-ja për reklamimin e projekteve teatrore, por për gjashtë muaj të këtij viti ky institucion ka pasur telashe në promovimin e projekteve, për shkak se ishte pezulluar kontrata me personin e autorizuar për këtë veprimtari, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vetë drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi, ka pohuar se për periudhën prill deri në tetor të këtij viti strategjia promovuese nuk ka funksionuar dhe nuk e përjashton mundësinë që gjatë kësaj kohe regjisorët kanë mundur të paguajnë vetë për sponsorim të shfaqjeve në llogarinë e rrjetit social “Facebook” të TKK-së. Jozyrtarisht, regjisorë që kanë realizuar shfaqje në Teatrin Kombëtar të Kosovës gjatë vitit 2018 e kanë pohuar se disa herë i kanë sponsorizuar me mjete të vetat reklamimet në rrjetin social “Facebook”.

Agim Sopi, drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës, e ka pohuar se ky institucion ka pasur telashe në aspekt të promovimit të shfaqjeve.

“Ne kemi pasur disa ngecje në muajt e kaluar në realizimin e reprizave, si dhe në mënyrën e menaxhimit të formave reklamuese për shfaqjet e TKK-së. Në dy vjetët e kaluar TKK-ja pati krijuar një lloj strategjie për reklamimin e shfaqjeve në rrjetet sociale dhe në ueb-faqen e vet, duke inkuadruar azhurnimet ditore të përcjella edhe me ndryshimet e mundshme të papritura në programet mujore”, ka thënë Sopi.

Sipas tij, reklamimi i shfaqjeve me sponsorim në rrjetin social “Facebook” është realizuar pothuajse gjatë gjithë viteve 2016 dhe 2017, si dhe në fillim të vitit 2018.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Dizajnerja Arbresha Hoxha hap ekspozitë në Stokholm për nder të pavarësisë së Kosovës

Dizajnerja Arbresha Hoxha hap ekspozitë në Stokholm për nder të pavarësisë së Kosovës

Filigrani përtej Artizanatit

Filigrani përtej Artizanatit

Samir Karahoda dërgon Kosovën në Berlinale me filmin NË MES

Samir Karahoda dërgon Kosovën në Berlinale me filmin NË MES

Teatri me strategji të re marketingu synon rikthimin e publikut

Teatri me strategji të re marketingu synon rikthimin e publikut

Kampanja ‘Kino për qytetin’ kalon pragun fillestar prej 35% për fitimin e fondeve!

Kampanja ‘Kino për qytetin’ kalon pragun fillestar prej 35% për fitimin e fondeve!

Aktori Kushtrim Hoxha, më i miri i Festivalit të Filmit të Bosforit

Aktori Kushtrim Hoxha, më i miri i Festivalit të Filmit të Bosforit

Teatri i Gjilanit me shfaqje dhe performancë të jashtëzakonshme për Halloween

Teatri i Gjilanit me shfaqje dhe performancë të jashtëzakonshme për Halloween

Filmat kosovarë dëshmojnë për vlerat dhe talentin që kanë artistët nga Kosova

Filmat kosovarë dëshmojnë për vlerat dhe talentin që kanë artistët nga Kosova

May-Linda Kosumoviç merr titullin ‘Aktorja më e mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë

May-Linda Kosumoviç merr titullin ‘Aktorja më e mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë

Vdes rapsodi Hashim Shala

Vdes rapsodi Hashim Shala

Valmir Tertini, regjisori më i mirë në festivalin e Indisë

Valmir Tertini, regjisori më i mirë në festivalin e Indisë

Konkurrencë e miqësi në “PriFest”

Konkurrencë e miqësi në “PriFest”

Në mbrojtje të Teatrit, flet Ndrenika: Jemi përbuzur, vetëm Erdogani i bën këto punë

Në mbrojtje të Teatrit, flet Ndrenika: Jemi përbuzur, vetëm Erdogani i bën këto punë

Serialet që nuk duhet të lini pa parë (Kujdes! Nuk ka seriale turke)

Serialet që nuk duhet të lini pa parë (Kujdes! Nuk ka seriale turke)

Arben Zharku pjesë e jurisë në festivalin e Rotterdamit

Arben Zharku pjesë e jurisë në festivalin e Rotterdamit

Kështjellat e bëra me akull (Foto)

Kështjellat e bëra me akull (Foto)