Të shtrirë në tokën e mbuluar në gjak, dalin pamjet e aksidentit tragjik në Kamëz (Foto)

E publikuar: 08/08/2018 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aksidenti që ndodhi këtë mëngjes të mërkure në zonën e Kamzës tronditi mbarë opinionin publik shqiptar, një djalë i ri dhe një vajzë e mitur gjetën vdekjen.

Newsbomb ka publikuar disa foto të ngjarjes së rëndë, të cilat tregojnë trupat e vdekur të 29 vjeçarit Ramazan Isha dhe 7 vjeçares me inicialet E.N.

SI NDODHI TRAGJEDIA, DINAMIKA E AKSIDENTIT QË VRAU DY PERSONA

Shpejtësia tej limiteve, një moment shpërqendrimi apo thjesht mungesa e eksperiencës së gruas që drejtonte automjetin tip Benz, shkaktoi këtë të markurë në Kamëz, një tragjedi të vërtetë me dy të vdekur.

Ende nuk është zbardhur shkaku i humbjes së kontrollit të makinës që vrau këtë mëngjes dy persona. Drejtuesja e mjetit Rozina Koleci ndodhet në shok dhe nuk ka mundur të japë versionin e saj për çfarë ka ndodhur.

Makina i ka dalë nga duart 39 vjeçares. Benzi ka shkuar fillimisht në drejtim të një të riu i cili po udhëtonte me biçikletë në rrugë. Goditja për Ramazan Isha-n ka qenë fatale. I Riu ka gjetur vdekjen pas impaktit që i ka ardhur prapa shpinës.

Më tutje drejtuesja e mjetit ka humbur plotësisht kontrollin e makinës. Automjeti është spostuar nga vija rrugore dhe është “ngjitur” në bordurën ndarëse midis dy korsive, aty ku një familje prej tre personash po priste për të kaluar rrugën.

Goditja i ka hedhur përtokë nënën Valbona Ndreu dhe dy vajzat e saj me inicialet E.N, 7 vjeçe dhe 6 vjeçe. Impakti i ka marrë jetën 7 vjeçares disa minuta më pas, ndërsa Valbona dhe vajza tjetër u shtruan në spital./Gazeta Express