Tayna tregon profesionin e ardhshëm.’ Këndimi nuk zgjat gjithë jetën’

E publikuar: 22/12/2018 08:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ftuar së fundmi në emisionin ‘Express Morning’ reperja ka zbuluar se këtë vit do të diplomohet në degën e shkencave kompjuterike.

’Jam në vitin e tretë për shkenca kompjuterike.Gjithmonë edukimin kam pasë të rëndësishëm dhe ma merr mendja me thënë s’kam fakultet në ditët e sotme nuk është shumë lavd.Unë jam pro edukimit dhe më pas një diplomë përveç karrierës, më pas edhe një plan B se këndimi nuk zgjat gjithë jetën’ është shprehur Tayna.