Taylor Swift do të rri afër familjes

E publikuar: 12/12/2019 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Taylor Swift që u emërua ‘Gruaja e Dekades’ nga Billboard tregoi që në vitin 2020 planifikon që ti qendroj afër familjes.Kjo ngaqë nëna e saj u diagnostikua me kancer.

Turneun e kaluar Taylor performoi per gati 8 muaj në ‘Reputation Tour’ ndërsa për vitin 2020 Taylor ka vendosur të ketë një festival 2 javësh.Ky vendim erdhi ngaqë ajo tregoi se donte të ishte aty për familjen e saj në këtë periudhë të vështirë.

“Ky është një vit ku unë duhet të jem atje për familjen time – ka shumë pikëpyetje gjatë gjithë vitit të ardhshëm, kështu që kam dashur të sigurohem që mund të shkoj në shtëpi.”

Sipas Billboard turneu ‘Reputation’ i siguri Taylor një shumë prej 266 milion dollarë .Në Mars Taylor tregoi që nëna e saj ishte diagnostifikuar me kancer në vitin 2015 dhe edhe pse njeherë e kishte kaluar sëmundjen më parë ,ajo ishte rikthyer ne vtin 2019.

Taylor gjithashtu tregoi qe ajo po ri-regjistron gjithë albumet e saj të hershme pasi qe Scooter Braun tani zoteron gjithe albumet e saj te vjetra.

INFOSOT