Tanin kritika të ashpra ndaj autoriteteve kosovare për arrestimin e punonjësve të UNMIK-ut

E publikuar: 10/06/2019 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është duke diskutuar edhe për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë,  Zahir Tanin, gjatë raportimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndër të tjera ka folur edhe për arrestimin e dy punonjësve të UNMIK-ut nga Policia e Kosovës gjatë aksionit të 28 majit në Veri.

Ai ka përmendur arrestimin e dy punonjësve të tyre, duke theksuar se gjatë arrestimit nuk është respektuar imuniteti i punonjësve të UNMIK-ut.

Tanin ka thënë po ashtu se Prishtina nuk i ka dhënë shumë dëshmi OKB-së lidhur me arrestimin e dy punonjësve.

Duke përmendur vendimin e Kosovës, ku shtetasi rus u shpall “Non grata”, Tanin ka thënë se doktrina “Non grata”, nuk vlen për punonjësit e OKB, raporton lajmi.net.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për taksën, si dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri.

Ky është fjalimi i plotë:

Vendosja e tarifës 100 për qind ende vazhdon përkundër kërkesave për heqjen e saj. Qëndrimi i Beogradit është se heqja e taksës është kushti minimal për nisjen e bisedimeve. Udhëheqësit e Prishtinës po ashtu kanë caktuar kushte por jo me një unifikim të qëndrimeve.

Në këto rrethana udhëheqësit duhet të ushtrojnë përgjegjësin e tyre, në mënyrë që këtë çështje komplekse ta drejtojnë larg një konflikti. Udhëheqësit e të gjitha palëve duhet të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre në mënyrë që këtë gjendje komplekse ta drejtojnë larg nga çdo lloj përshkallëzim. Shpresoj që të gjitha palët e angazhuara mund të punojnë bashkë për tu siguruar që takimi i paraparë të mbahet në korrik në Paris të shfrytëzohet nga palët për t’ju kthyer çështjeve substanciale të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e njerëzve dhe komuniteteve.

Z. President një nga zhvillimet e rëndësishme ishte organizimi i zgjedhjeve në 4 komunat në veri të Kosovës, pas dorëheqjes të kryetarëve si reagim ndaj rritjes se taksës. Presidenti i Kosovës shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme. Zgjedhjet ishin te qeta, të cilat i kanë fituar kryetarë serb. Konkurrenca e kufizuar në zgjedhje ishin çështje që janë vrenjtur nga disa përfaqësues diplomatik.

Z. President në mëngjesin e 28 majit Policia e Kosovës ka ndërmarr një operacion në komunat veriore ku në shënjestër ka pasur të dyshuar për kontrabandë. Ky operacion çoj në arrestimin e disa të dyshuarve, gjatë këtij operacioni ka pasur edhe të lënduar, po ashtu janë arrestuar edhe dy punonjës të UNMIK-ut, një ndërkombëtar dhe një vendor, si dhe u lënduan në dy incidente.

Kjo është veçanërisht që ju ta dini se duke pasur parasysh informacione e paverifikuara që janë paraqitur në opinion. Sot dua t’i theksoj disa pika me interes. E para, imuniteti i punonjësve tonë nga arrestimi nuk është respektuar. Është bastisur në mënyre jo të duhur. E dyta, përkundër kërkesave tona për një bashkëpunim me autoritete e Prishtinës, gjendja e tanishme është se Prishtina i ka dhënë OKB-së shumë pak dëshmi lidhur me arrestimin e punonjësve, njëkohësisht ata kanë lëshuar deklarata. Në këto informata ,mungon baza adekuate e dëshmive. Dhe kemi po ashtu shmangie në qeshjet thelbësore. Një ditë pas largimit nga Kosova punonjësi ynë, ai është shpallur publikisht si person “Non grata”. Ashtu siç është theksuar doktrina e personave nuk vlen për punonjësit e OKB.

Se katërti, jam alarmuar se dy punonjësit duket se i janë nënshtruar forcës dhe keqtrajtimit dhe u janë shkaktuar lëndime. Gjatë këtyre ngjarjeve kam qenë i obliguar që të kërkojë lirimin e menjëhershme të punonjësve të OKB-së.

Pavarësisht kësaj ne mbesim të përkushtuar që komunikimi me autoritete e Prishtinës do të përmirësohet. Duam të bëjmë të qartë se misioni ynë i përkrah të gjitha përpjekjet e Prishtinës në eliminimin dhe luftimin e kontrabandës.