“Talia e Flakës”, të hapet nga aktori më i vjetër i qytetit

24.01.2019 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“Talia e Flakës”, të hapet nga aktori më i vjetër i qytetit

Flaka e Janarit është ndër aktivitetet më të rëndësishme në nivel kulturor dhe kombëtar. Ajo nisi si rezistencë kulturore ndaj asimilimit që e synonte regjimi jugosllav. Flaka e Janarit u bë “zjarr” i ndezjes së rezistencës kulturore për të mbrojtur gjuhën shqipe, këngën shqipe, teatrin shqip, dramën shqipe, poezinë shqipe, vallen shqipe. Flaka e Janarit, prandaj meriton një respekt të jashtëzakonshëm edhe në kujtesën kolektive të dhembjeve nga shtypja jugosllave e serbe. Flaka e Janarit është edhe në muajin e të rënëve, heronjve, dëshmorëve dhe shumë ngjarjeve të cilat kanë pasur rëndësi të madhe në lëvizjen përpara të idesë së çlirimit, lirisë dhe pavarësisë.

Flaka e Janarit është manifestim kulturor, që duhet të bëhet pjesë e kalendarit zyrtar shtetëror të Kosovës dhe të kalojë ndoshta nën patronatin e kryeministrit të Kosovës. Sivjet u bë sërish temë vështirësia financiare e mbajtjes së këtij aktiviteti. Komuna e Gjilanit, përtej komunikimit përmes televizionit, duhet të sillet si partner serioz e të intensifikojë komunikimin me Qeverinë dhe të sigurojë qëndrueshmëri më të madhe financiare për këtë manifestim mbarëkombëtar. Po ashtu, për Flakën e Janarit mund të nxiten sikur për DokuFestin në Prizren, vullnetarë të rinj që ndihmojnë në procesin e organizimit, të bëhen edhe donacione shtesë nga njerëz të vullnetit të mirë, pasi që aktivitete të tilla meritojnë mbështetje masive nga të gjithë, pavarësisht se në radhë të parë, mbështetësi kryesor duhet të jenë: Komuna dhe Qeveria.

Në edicionin e këtij viti, në fushën e dramaturgjisë kombëtare, Flaka e Janarit u nis me shfaqjen e mrekullueshme “I ligu për mend”, ku u mirëprit shkëlqyeshëm nga publiku loja dhe interpretimi i Luan Jahës, Ernest Malazogut dhe të gjithë aktorëve të tjerë. Na kishte munguar për kohë të gjatë edhe gegërishtja e përpunuar aq mirë nga i madhi i letrave shqipe, Gjergj Fishta e të tjerë.

Por duhet dhënë disa vërejtje për të mërkurën mbrëma:

–              “Talia e Flakës” si Festival i Dramës Kombëtare, të hapet nga aktori më i vjetër i qytetit, e jo nga Kryetari i Komunës. Kjo do ta nderonte jo vetëm kontributin e aktorëve, por edhe në aspektin e vlerave, do të ishte mesazh sesa shumë komuna dhe shoqëria ka respekt për aktorët;

–              Të ketë më shumë frymë të Flakës së Janarit në tërë qytetin, e jo vetëm brenda hapësirës së Teatrit dhe para objektit, por në shumë pjesë të mbretërojë atmosfera kulturore, sikur për festivale të ndryshme që mbahen kudo në botë dhe e merr vesh krejt qyteti se diçka po ndodh kulturalisht dhe kombëtarisht në qendër të qytetit…

Shihemi në shfaqjet e radhës!

Flurim Arifi

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Pse Hashim Thaçi duhet shkarkuar tani gjithsesi?

Pse Hashim Thaçi duhet shkarkuar tani gjithsesi?

Kosova, kuislingët dhe boshatisja e shtetit

Kosova, kuislingët dhe boshatisja e shtetit

Beteja e Marecit (18-23 prill 1999)

Beteja e Marecit (18-23 prill 1999)

Beteja e Zhegocit shënon përfshirjen e tërë teritorit të Kosovës në flakën e luftës frontale të UCK-së me forcat ushtarake serbe

Beteja e Zhegocit shënon përfshirjen e tërë teritorit të Kosovës në flakën e luftës frontale të UCK-së me forcat ushtarake serbe

Dy jetë të shkrira në një ideal!

Dy jetë të shkrira në një ideal!

Para se me ik prej këtij vendi…

Para se me ik prej këtij vendi…

Ku po shkon Shqipëria?

Ku po shkon Shqipëria?

Profili i një lideri të pamposhtur

Profili i një lideri të pamposhtur

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Do t’i besoja hulumtuesit britanik, sikur…?!

Do t’i besoja hulumtuesit britanik, sikur…?!

Institucionet shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve

Institucionet shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve

Ta raportosh të vërtetën në Ballkan, të rrezikohet jeta!

Ta raportosh të vërtetën në Ballkan, të rrezikohet jeta!

Mirëmëngjesi shteti i kapur!

Mirëmëngjesi shteti i kapur!

Pse po sulmohen universitetet publike?

Pse po sulmohen universitetet publike?

Maniakët e shkencës thirrje asambleistëve në KK Prishtinë: votoni pro shkenës!

Maniakët e shkencës thirrje asambleistëve në KK Prishtinë: votoni pro shkenës!

Allishverishet PANA-PSD!

Allishverishet PANA-PSD!