“Taksa për importet nga Serbia – taksë për kompensim të dëmit ekonomik”

E publikuar: 06/11/2018 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës sot ka vendosur taksë prej 10 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina
Ndaj kësaj mase po vazhdon të ketë reagime, është profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa ka thënë se taksës nuk duhet t’i jipet karakteri i një kundërmase për shkaqe politike, transmeton lajmi.net.

Sipas ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se kjo taksë për importet nga Serbia është taksë për kompensim të dëmit ekonomik.

“Në fakt kjo masë duhet të jetë e konsideruar si kundër masë për kompensimin e dëmeve që pëson ekonomia e Kosovës për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve nga bisedimet e Brukselit siç është Marrëveshja mbi Energjinë , ku Kosova dëmtohet për shkak të pengesave për këmbim të energjisë me vendet e tjera dhe për mosefektuim të investimeve në interkonekcionin me Shqipërinë dhe edhe për dëme të tjera”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje i Muhamet Mustafës:

TAKSA PER IMPORTET NGA SERBIA – TAKSE PER KOMPENSIM TE DEMIT EKONOMIK

Masat e reciprocitetit duhet te jene proporcionale dhe te qëndrueshme

( Takses nuk duhet ti jipet karakteri i nje kundermase per shkaqe politike)

Siq edhe eshte pritur po vie reagimi i shpejte nga BE , lidhur me masen e ndermarre nga Qeverisa e Kosoevs sot , per nje takse lieneare per importet nga Serbia dhe ate nga zëdhënësja e Mogherinit , duke u thirre ne CEFTA.

Ne fakt kjo mase duhet te jete e konsideruar si kunder mase per kompensimin e dëmeve qe pëson ekonomia e Kosoves per shkak te moszbatimit te marreveshjve nga bisedimet e Brukselit siq eshte Marrveshja mbi Energjinë , ku Kosova demtohet per shkak te pengesave per këmbim te energjisë me vendet e tjera dhe per mosefektuim te investimeve ne interkonekcionin me Shqiperine dhe edhe per dëme te tjera. Kjo mase duhet te mebtet ne fuqi derisa Serbia te heq pengesat per anëtarësim te KOSTT ne ETNOSE dhe eventualisht edhe pengesa te tejra qe demtojne ekonominë e Kosoves. Nje mase e tille eshë kërkuar ka me shume se dy vite nga Komisioni per Zhvillim ekonomik i Kuvendit dhe mendoj se eshte nje mase e qëlluar. Andaj duhet te mebtet ne fuqi derisa Serbia te evitoje demet qe i shkakton Kosoves.

Ndaj destrukcioneve politike duhet te merren masa reciproke proporcionale te karakterit politik. Nese Serbia nuk zbaton marreveshjen qe mos te pengoje anëtarësimin e Kosoevs ne organizata nderkombetare duhet te gjendet nje kondermase politike.