Taksa ndaj Serbisë mbetet në fuqi edhe pas 15 marsit

E publikuar: 13/03/2020 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Taksa ndaj mallrave serbe do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

Kjo është konfirmuar sot në një konferencë për media nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan lajmi.net.

Kurti konfirmoi se ka dallime me LDK-në sa i përket taksës, dhe se deri në një vendim të qeverisë, taksa do të mbetet në fuqi.

“Gjithçka vazhdon siç ka qenë deri më tash, pra ngelet taksa 100 përqind”, tha ai.

Ndërkaq, Kurti në këtë konferencë për media po ashtu konfirmoi se gjatë ditës së sotme do të ketë takim edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.