Takohen Kurti me Osmanin, bisedojnë për qeverisjen e re

E publikuar: 30/10/2019 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka zhvilluar një takim kokë me kokë me nënkryetarën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

Të dy kanë biseduar për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin.

“Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit “- shkruan Kurti në Facebook.