Tahiri: Kurti synon kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave”

E publikuar: 22/11/2019 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ende pa marrë mandatin për të drejtuar ekzekutivin, dje organizoi një takim me sindikatat e vendit për t’i mësuar se si duhet të sillen dhe sa të forta duhet të jenë në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Sipas Tahirit, Kurti nuk ishte aty për zgjidhje, sepse zgjidhjet nuk i ka, por ishte aty për të filluar kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave”.

“Ai ishte aty për të blerë paqe, pasi që nuk mund të jetë edhe ideologu i kolektivizmit edhe administratori që duhet ta konfrontojë atë. Ai tashmë e di se koha e liturgjisë ka marrë fund dhe koha e përgjegjësisë për të është e kudo pranishme. Por ai megjithatë nuk duhet të harrojë se sindikatat nuk janë mjete në duar të pushtetit, veçse kundërvënëse ndaj tij për të drejtat e tyre legjitime”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.