T-Series bëhet kanali më i ndjekur në YouTube, PewDiePie rimerr kurorën pas pak orësh

E publikuar: 04/04/2019 01:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një betejë e cila ka nisur prej muajsh për të qenë kanali më i ndjekur në YouTube mes PewDiePie dhe T-Series, është tensionuar ditët e fundit.

PewDiePie, i njohur edhe si Flelix Kjellberg, publikoi një video ditën e Diele duke pranuar humbjen përballë T-Series, një shtëpi muzikore Indiane.

Megjithatë pak orë më vetë vlogeri Suedez shikoi numrin e tij të abonentëve të rritej mbi atë të T-Series. Sipas të dhënave që vinë nga YouTube, aktualisht PewDiePie ka 92,660,012 abonentë ndërsa T-Series 92,454,165 abonentë.

Kjo nuk është hera e parë që dy rivalët kanë ndërruar vendet sepse rivaliteti nisi plot 7 muaj më parë. Sipas të dhënave të Social Blade, një uebsajt që gjurmon statistikat e media sociale, T-Series ka parakaluar PewDiePie mbi 120 herë.

Edhe pse aktualisht T-Series është pas PewDiePie në numrin e ndjekësve, studioja është përpara për nga numri i shikimeve të videove. Sipas të dhënave të YouTube, videot e T-Series janë parë mëse 66 miliardë herë ndërsa ato të PewDiePie 21 miliardë herë. /PCWorld Albanian