Symantec: Më pak se 50 % e mesazheve në postën tonë elektronike përmbajnë spam

E publikuar: 19/07/2015 00:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nivelit e Spam-it në postën elektronike kanë në shifrat më të ulëta prej mëse një dekade. Firma e sigurisë Symantec tha se kemi të bëjmë me një rënie poshtë 50 % të e-mail-eve duke vendosur nivelin e spam-it të ditëve të sotme në të njëjtën situarë me atë të shtatorit 2003-shit.

Krahasuar me muajin Maj u vu re një tjetër rënie me 0.6 %. Sa për krahasim, sipas Kaspersky Labs, 59.2 % e e-mail-eve janë spam.

Rënia e Spam-it dhe Phishing do të thotë se hakerat po kërkojnë mënyra tjera për të bërë para. Sulmet përmes maluerëve, si dhe sulmet ndaj qendrave të të dhënave po bëhen trend në fushën e sigurisë online.

Në vitet e kaluara, policia dhe organet legjislative vazhdimisht kanë pasur në vëmendje e-mail-et me Spam si burim kryesor i informacioneve lidhur me sulmuesit kobernitikë. Por edhe industritë private, kryesisht ata kompani që ofrojnë shërbimin e postës elektronike, kanë filluar të punojnë duke reduktuar sasinë e Spam-it që mbërrin në postën tonë elektronike. (PCWorld Albanian)