Sveçla: Kurrë nuk kam qenë në Telekom me Kurtin dhe Abazin, ashtu siç pretendon Thaçi

E publikuar: 19/06/2020 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se kurrë nuk ka qenë në telekom së bashku me ish-kryeministrin, Albin Kurti dhe ish-zëvendëskryeministrin, Haki Abazin.

“Unë kurrë nuk kam qenë në Telekom bashkë me Kurtin dhe Abazin, ashtu siç pretendon Thaçi”, është shprehur Sveçla.

Tutje, ai tha se po të ndodhte kjo gjë, patjetër që do duhej të kishte ndodnjë xhirim.

“Nëse ka diçka të tillë, patjetër duhej të ketë ndonjë xhirim”.

 Ai gjithashtu tha se as nuk e ka ditur se ekziston një dhomë e përgjimeve në Telekomin e Kosovës.

“Unë vetëm kemi pyetur a ekziston dhomë përgjimi në telekom, drejtori i policisë ka thënë jo. Ekzistojnë hapësira të tjera për këtë veprimtari”, shtoi Sveçla.