Sulltani i Pejës apo Veterani i UÇK-së! (FOTO)

E publikuar: 12/06/2015 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse në Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) të Pejës, ka kohë që gjërat nuk po shkojnë si duhet, ku raportimet e fundit flasin për përçarje mes imamëve, jo të gjithë anëtarëve te saj, u bëhet ‘dert’ për këtë punë.

Njëri prej tyre, imami Eroll Regjepi, shihet shumë i relaksuar me vizitat e tij në Shtetet e pasura nëpër botë si; Arabia Saudite, Dubai-Abu Dabi, Kuwajti e Turqia, transmeton zeri.info.Regjepi është i vetmi hoxhë i certifikuar si Veteran i UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit.

Siç duket nga fotot hoxhë Rexhepi në luftën e Kosovës ishte bashkëluftëtar me Beg Riazaj e Mirsad Ndrecaj ( të vrarë në Kumanovë ), ku edhe kishte marrë pjesë në varrimin e tyre ne Gllogjan. Regjepi është i vetmi hoxhë i certifikuar si Veteran i UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit.

Siç duket nga fotot hoxhë Rexhepi në luftën e Kosovës ishte bashkëluftëtar me Beg Riazaj e Mirsad Ndrecaj ( te vrare në Kumanovë ), ku edhe kishte marrë pjesë në varrimin e tyre ne Gllogjan. Çështja është se, ka dyshime që hoxhë Rexhepi, mund të jetë njëri ndër personat që ka ndikuar në sjelljen e donacioneve për KBI-në në Pejë.Hoxha në fjalë duket se e njeh mirë gjuhen arabe dhe në postimet e tij në Facebook, shihen foto të ndryshme me Sheikha Arab nga Kuëajti dhe Arabia Saudite, të cilat ju kemi bashkangjitur me këtë tekst.Donacione të ndryshme në pronat e BIK në Pejë, njëra prej tyre edhe ndërtimi gjysmë milionësh i Xhamisë në fshatin Vitomiricë të Pejës, e cila financohet nga një sheik i Dubait.

Ndonëse punimet e saj janë ndërprerë deri në një vendim të radhës, pasi që xhemati ka dyshuar në lidhje me atë se kush qëndron prapa këtij ndërtimi.

Në profilin e tij në Facebook, Eroll Regjepi vërehet me Sheikhat botërorë që janë të njohur për mediat botërore si Idres Abkar nga Abu Dhabi, Fahd al Kanadari nga Kuwajti, Fahd Harraz nga Arabia Saudite e plotë të tjerë.Ndryshe, Regjepi është prezent edhe në kanalin e Peace Tv , i cili drejtohet nga Enis Rama dhe financohet nga shteti i Kuwajtit, ndërsa ka dyshime që Eroll Regjepi mund të jetë indirekt i kyçur edhe në udhëheqjen e këtij televizioni.

Ndonëse zeri.info, është munduar të kontaktojë me imamin Eroll Regjepi, kontakti ishte i pamundur, po ashtu edhe me përfaqësuesit e KBI në Pejë. /Zëri/


/express/