Studimi: Koronavirusi në Itali ka qenë i pranishëm që në dhjetor të vitit 2019

E publikuar: 19/06/2020 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti italian i Shëndetit Publik ka informuar se ka përgatitur e po përgatit për publikim një analizë shkencore e cila vërteton se COVID 19 në Itali ka qenë i pranishëm që në dhjetor të 2019.

Me një komunikim për mediat Insitutit italian i Shëndetit publik ka informuar se ky studim shkencor ka analizuar ujërat e shkarkimit në qytetet Milano e Torino të cilat kanë vërtetuar praninë e virusit në këtë territor që në dhejtor të 2019.

Kampionët e marrë nga depuratorët në qëndrat urbane të qyteteve në veri të Italisë kanë vërtetuar këtë konkluzione e përmes ujërave të zeza është përhapur virusi në të gjithë popullatën, raporton Gazeta Express.

Drejtorja e sektorit të cilësisë së ujit e shëndetit në Departmanetin e Ambientit të Institutit të Shëndetit Publik Doktoreshë Giuseppina La Rossa informoi se studimi ka mbledhur 40 kampionë ujërash të zeza në periudhën kohore tetor 2019-shkurt 2020 dhe se rezultatet janë konfirmuar nga dy laboratorë të ndryshëm që përdorin metoda të ndryshme analizimi.

Rezultati i këtyre analizave ka konfirmuar praninë e Sars Cov 2 në qytetet Milano e Torino më datë 18 dhjetor 2019 e në qytetin e Bolonjës më datë 29/01 /2020.

Ky studim shkencor sipas Institutit Italian të Shëndetit Publik do të ndihmoj për të analizuar rrugën e përhapjes së pandemisë në Itali. Drejtoresha e Departamentit të Ambientit në këtë Istitut Lucia Bonnadonna ka deklaruar se i kanë propozuar Ministrisë së Shëndetit Publik për krijimin e një rrjeti mbikëqyrje të Sars Cov 2 të ujërave të zeza e në muajin korrik 2020 do të nis një projekt pilot për analizimin e zonave me përparësi turistike. Rezultati i këtij projekti do të ndihmojë për të mbikëqyrur vendin sidomos në periudhën potencialisht më kritike të vjeshtës 2020.