Stavileci: Kadri Veseli kandidati i preferuar i PDK’së për kryeparlamentar

E publikuar: 25/07/2017 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerand Stavileci nga PDK-ja ka treguar se a do të jetë Kadri Veseli kandidati i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit.

“Kadri Veseli është kandidati i preferuar i PDK-së për kryeparlamentar, Veseli është vënë në shërbim të grupit, të kolektivit dhe jo për të parë pozicionimet e tij individuale”.

“Ne kemi diskutuar në kryesi, do të kemi mbledhje të Kryesisë. Vendimin final mbetet ta marrim në forumet e subjektit politik, siç shihet edhe me statut”, ka thënë Stavileci në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka thënë poashtu se Kadri Veseli nuk është emër i kontestueshëm për këtë post nga partia, por nëse ai nuk do të jetë i nominuar për të parin e Kuvendit, do të jetë zgjedhje e tij.

“Ne duke ditur edhe nga e kaluara, edhe brenda strukturës, edhe nga elektorati që ka votuar koalicionin PAN dhe PDK-në, Veseli është i pakontestueshëm në cilëndo prej pozitë,s por ai vetë është vënë në shërbim në të mirë të vendit tonë,e dhe në këtë rast nuk diskutohet qëndrimi i strukturave që Veseli është kandidati i preferuar por ai ka dashur që të diskutohet gjerë e gjatë për të marrë dritën e gjelbër”.

Në ndërkohë që Vetëvendosja ka thënë se nuk do të votojë për Kadri Veselin për këtë post, derisa koalicioni LAA akoma nuk ka dhënë qëndrim përfundimtar për këtë çështje.