Startup Grind Tirana mirëpret themeluesit e Pastaria Aldo Rama dhe Edor Moci më 26 Nëntor

E publikuar: 19/11/2018 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Startup Grind do të vijojë me takimin e radhës i cili mbahet më 26 Nëntor me të ftuar Edor Moci dhe Aldo Rama.


Ashtu si takimi i kaluar, edhe ky event do të mbahet pranë qendrës më të re laboratorike të inovacionit dhe robotikës në Tiranë, ICTSlab.

Muajin e kaluar komuniteti i Startup Grind Tirana pati kënaqësinë të ndante një bisedë me themeluesin e Softmogul dhe Mobilitetin e Vitit në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards, Albi Zhulali.


Sakaq dy të ftuarit e radhës vinë me sfonde të ndryshme. Edor Moci është themelues i Pastaria dhe punon për një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri të menaxhimin të brendit.

Ai është diplomuar nga Universiteti i Tiranës në fushën e Administrim Biznesit. Fokusi i tij ka qenë zhvillimi dhe ekspansioni i Rrjetit Pastaria.

Aldo Rama posedon një Diplomë Master në Gjuhën Greke. Jetën e tij profesionale e cili si gazetar, më pas si krye redaktor i www.digitallife.al.

Aldo ka shërbyer si CEO i Bizz Shpk dhe i Fondacionit Shqiptar të Inovacionit në Shqipëri si dhe ka dhënë kontributin e tij në konferencën e teknologjisë Infocom Albania.

Ai vjen me eksperiencë të gjerë në sektorin e telemarketingut dhe ka qenë përgjegjës për përzgjedhjen, trajnimin dhe menaxhimin e resurseve njerëzore prej 2 vitesh.

Përpara themelimit të Pastaria, ai ka punuar për Neptun Albania në departamentin komercial. Ai është bashkëthemelues dhe CEO i Pastaria.

Axhenda e Takimit

  • 6:00 pmNetworking
  • 7:00 pmFireside chat
  • 8:00 pmNetworking

ICTSlab gjenden pranë Rrugës Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit) Tiranë, Shqipëri.

Takimi sillet nga Gerti Boshnjaku, CEO dhe themelues i News Media Communication dhe revistës së njohur të biznesit në Shqipëri, Bussines Magazine Albania, Aneida Bajraktari një personazh nga bota e financës dhe drejtësisë me një pasion për inovacionin dhe zhvillim komunitar.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit.

Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje.

Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë mund të rezervojnë biletën e tyre në këtë lidhje: https://www.startupgrind.com/events/details/startup-grind-tirana-presents-edor-moci-and-aldo-rama /PCWorld Albanian