Soni Malaj tregon për marrëdhënien me vjehrrën: Jam me fat që e kam

E publikuar: 23/04/2018 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Pas divorcit me balerinin italian, Soni u vu sërish në qendër të mediave rozë për romancën me Klevin, partnerin e ri që ajo nuk e mbajti gjatë të fshehur nga publiku. Tashmë që marrëdhënia e tyre është konsoliduar, Soni edhe në daljet publike flet pa doreza për raportin me të, por edhe me familjen e tij.

Sonte, këngëtarja nuk ka shpëtuar paq as nga fëmijët e Piter Panit, nga të cilët u vu disa herë në siklet, edhe pse i kaloi me shumë sportivitet pyetjet e tyre.

Kureshtja që publikun e shoqëron gjithmonë për personazhet e njohur është edhe raporti vjehrrë – nuse, kështu edhe Soni s’mund të bënte përjashtim nga kjo pjesë: “Si shkon me vjehrrën?” ishte pyetja e drejtpërdrejtë për të që iu bë nga fëmijët dhe përgjigjja e këngëtares, me siguri, i ka pëlqyer shumë edhe vjehrrës së saj: “Është fat i madh kur ke prindër të mirë, por kur ke edhe një vjehrrë të mirë, është fat edhe më i madh. Unë kam një vjehrrë shumë të mirë dhe jam shumë e kënaqur… “ – tha këngëtarja.

Dhe, duke zbuluar më tej për raportin me Klevin, Soni rrëfeu se unazën në gisht e ka marrë, kështu që edhe martesa zyrtare mund të jetë afër.