Solari: I kënaqur me Iscon dhe gjithë të tjerët

E publikuar: 03/12/2018 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajnerit i Real Madridit, Santiago Solari, u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës në fitoren 2-0 ndaj Valencias.

Tekniku spanjoll inkuadroi Iscon dhjetë minuta nga fundi, por ai tekniku argjentinas tha se është i kënaqur me të gjithë në skuadër.

“I kam thënë atij të jetë vendimtar kur kemi topin, jam i kënaqur me atë dhe të tjerët”, ka thënë Solari.

Santiago Solari ka pasur rezultate të mira në aventurën e tij të Reali (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Marcos Llorente? Ai është fantastik, kështu luhet ndaj skuadrave të forta dhe kompakte. Skuadrat e mëdha luajnë në shumë gara, shumë ndeshje dhe kështu është e rëndësishme që çdo lojtar të jetë mirë, i lumtur dhe i gatshëm”.

“Karim (Benzema) luajti jashtëzakonisht mirë, Llorente, Lucas (Vazquez), (Thibaut) Courtois, mbrojtësit qendror, anësorët, ishte një ndeshje e kompletuar nga të gjithë”, ka shtuar Solari.

Aktualisht Real Madridi në La Liga renditet në vendin e pestë me 23 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është kundër Huescas. /Telegrafi/