Sokoli: Me dështimet e Messit nga penalltitë, duhet të merren psikologët

E publikuar: 17/06/2018 07:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli ka komentuar barazimin 1-1 të Argjentinës ndaj Islandës dhe humbjen e penalltisë nga ana e Lionel Messit.

Në kuadër të ditës së tretë të turneut më të madh të futbollit që po zhvillohet në Rusi u zhvilluan katër ndeshje.

Këto ndeshje u komentuan nga panelistët Bylbyl Sokoli (trajner/analist), Arbnora  Ademaj (gazetare/moderatore), Kushtrim Demiri (KD Events), Agi Haxhimurati (dizajner) dhe Dukagjin Rudari (gazetar).

Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi janë prezantues të emisionit Dueli i Botërorit që transmetohet në RTV Dukagjini, çdo ditë nga ora 22:30 dhe i kushtohet Kampionatit Botëror.

Vëmendja ishte tek trajneri i njohur Sokoli, i cili kritikoi paraqitjen e Lionel Messit, teksa foli edhe për deklaratat e trajnerit të Islandës.

“Është interesant se trajneri i Islandës tha pas ndeshjes se aspak nuk është i befasuar me rezultatin dhe e ka prit këtë rezultat”, ka thënë fillimisht Sokoli te Dueli i Botërorit.

“Një gjë tjetër interesante është se Messi nga shtatë penalltitë e fundit katër nga to i ka humbur për përfaqësuesen e Argjentinës”.

“Për një lojtar të kalibrit të Messit kjo shifër është e madhe”.

“Çfarë po ndodh aty? Pse ai në këto vendimtare po dështon është me siguri faktorët me të cilët duhen të merren psikologët”

“Por ajo që është sot befasuese është se Argjentina në ndeshjet e radhës hynë e hendikepuar në aspektin taktikë me vetëm një pikë nga kjo ndeshje”, përfundoi trajneri i njohur kosovar. /Telegrafi/