Sokoli dhe Munishi nuk pajtohen për festimet e lojtarëve pas ndeshjes, debat interesant mes trajnerëve

E publikuar: 23/06/2018 00:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli dhe ai i Besës, Ismet Munishin, ishin të ftuar në emisionin Dueli i Botërorit në RTV Dukagjin.

Sokoli e vlerësoi lartë paraqitjen e lojtarëve shqiptarë, duke e lavdëruar punën e tyre.

“Shumë kreativitet, shumë këmbëngulës, luftë në aspektin sportiv, shumë agresivitet sportiv, shumë vetiniciativë brenda fushës, cilësi të personaliteti”, tha fillimisht Sokoli.

Ai tha se lojtarët nuk duhet të festojnë shumë dhe të mendojnë për ndeshjen e radhës, ku luhet për kualifikimin.

“Nëse duan kualifikim, kjo zbraz e emocioneve mund të ndikojë në humbje të kontrollit për takimin e radhës”.

“Pra unë shpresoj që ka ekspert aty, kuptohet, kjo fitore ka vlerën e vetë dhe vlerën e madhe nëse kalohet grupi”, deklaroi Sokoli.

Ismet Munishi nuk u pajtua me konstatimin e Sokolit, duke thënë që lojtarët sot duhet ta festojnë këtë fitore, pse jo të pihet edhe ndonjë birrë.

“Jo nuk pajtohem. Na kemi luajtur dhe kemi festuar. Grupi ka nevojë për festë, për të lidhur më shumë. Për festë, për punë, këto e lidhin grupin”.

“Festimi i një fitoreje është gjëja më e bukur që mund t’i ndodh në grupi. Aty vetëm festë, edhe ndonjë birrë me pijë nuk do të ishte keq, bashkohen edhe ma shumë”.

Sokoli tentoi ta ndërpres, por Munishi nuk e lejoi, duke thënë që të mos e ndëpres.

“Mos më ndërprit. Festa nëpër dasma shkon me përqafime. A duhet me vazhdu në ditën tjetër me punën me seriozitet, po. Nuk jemi në robotë që të mos festojmë”, ka thënë Munishi./Telegrafi/