S’lejojnë punëtorët e MKRS-së, që as me polici të bëhet zhvendosja e tyre nga objekti

E publikuar: 07/12/2019 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pavarësisht kundërshtimit të stafit civil, në orët mëngjesit të së shtunës, është tentuar zhvendosja e materialeve dhe gjësendeve tjera nga Ministria e Kulturës.

Kompania “Uni Projekt”, e kontraktuar nga Ministria e Administratës Publike, ka provuar t’i largojë këto materiale nga objekti i Ministrisë, asistuar edhe nga Policia, por kjo nuk është lejuar nga punonjësit e këtij institucioni.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të kësaj ministrie, Labinot Berisha, ka thënë se aksioni i sotëm është bërë pa vendim zyrtar dhe, sipas tij, në mënyrë të jashtëligjshme, shkruan koha.net.

Berisha ka paralajmëruar se nëse vazhdojnë tentimet për zhvendosjen e ministrisë në objekt privat, do të bojkotojnë punën.

Stafi i ministrisë ka kundërshtuar vazhdimisht përmes protestave, zhvendosjen e kësaj ministrie.