Siri: Vritet “ministri i naftës” së IS-it

E publikuar: 16/05/2015 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtria siriane e ka vrarë një nga liderët e Shtetit Islamik që ka qenë përgjegjës për çështje rreth naftës, raporton Reuters duke u mbështetur në raportimin e mediave shtetërore siriane.

Sipas këtij raporti, Abu al Taym al Saudi është vrarë krahas 40 militantëve të tjerë gjatë një sulmi të kryer në krahinën lindore siriane të Deir al Zor.

Al Saudi thuhet të jetë vrarë gjatë një operacioni special në fushën e naftës, Omar, që është fusha më e madhe e tillë në Siri, dhe të cilin Shteti Islamik e ka nën kontroll prej muajit korrit të vitit të kaluar.

Ushtria siriane e ka vrarë një nga liderët e Shtetit Islamik që ka qenë përgjegjës për çështje rreth naftës, raporton Reuters duke u mbështetur në raportimin e mediave shtetërore siriane.

Sipas këtij raporti, Abu al Taym al Saudi është vrarë krahas 40 militantëve të tjerë gjatë një sulmi të kryer në krahinën lindore siriane të Deir al Zor.

Al Saudi thuhet të jetë vrarë gjatë një operacioni special në fushën e naftës, Omar, që është fusha më e madhe e tillë në Siri, dhe të cilin Shteti Islamik e ka nën kontroll prej muajit korrit të vitit të kaluar. /rel/