Simiq për zgjedhjet: Liderët shqiptarë do të mbledhin pikë në shpinë të serbëve

E publikuar: 29/08/2019 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të nxjerrin retorikë të mprehtë nga liderët shqiptarë.

Sipas tij ata do t’i bëjnë cak serbët që banojnë në Kosovë, sipas tij për të mbledhur pikë në shpinë të tyre, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Simiq ka thënë se Lista Serbe në vitet e fundit ka treguar se është mbrojtësi i vërtetë i serbëve të Kosovës dhe interesave të tyre.

Në zgjedhjet e 6 tetorit ai ka thënë se liderët shqiptarë nuk kanë se çfarë t’iu ofrojnë votuesve të tyre, as për ekonominë, as për aspektin social apo shëndetësor, e as ndonjë perspektivë tjetër.