Si u kthyen në tragjedi pushimet e familjes Spahiu nga Suhareka! (FOTO)

E publikuar: 22/07/2016 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

48 vjeçari H.S., nga Fshati Samadraxh i Suharekës ka humbur jetën pasi që është hedhur me kokë në ujë, nga një varkë në plazhin e Shëngjinit.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” nipi i të ndjerit, B.S.

Sipas B.S., 48 vjeçari kishte dëmtuar qafën pas kërcimit nga varka dhe si pasojë e kësaj ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Tarumës në Tiranë, raporton gazetablic.com

Ndonëse sipas B.S., axhës së tij i përmirësohej gjendja, gjatë qëndrimit në Spitalin e Traumës, H.S., vdiq dje.

“Axha ka qëndruar në Spitalin e Traumës 12 ditës, çdo herë e më shumë i përmirësohej gjendja, por përkundr kësaj ai ndërroi jetë dje gjatë ditës” tha B.S., raporton gazetablic.com13819641_1158457960841909_882911210_n

“Gazeta Blic” mëson se varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 13:00, në fshatin Samadraxh të Suharekës.

Disa ditë më parë “Gazeta Blic” kishte raportuar në lidhje me rastin.

(Gazeta Blic)