Si shfaqet migrena dhe si kurohet sëmundja

E publikuar: 01/02/2016 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pothuaj secili nga ne mund ta ketë provuar një “eksperiencë” të tillë. Nuk bëhet fjalë për ndodhi jashtë nesh por për një dhembje koke, dhe shpesh herë thjesht me ndjenjë acarimi, irritim ndaj zhurmave apo dritës. Shkaktare për gjithçka është migrena. Dhimbja që shfaqet është e komplikuar. Por nëse zbulohen arsyet ke diçka më shumë për të bërë. Vetëm një trajtim i saktë mund ta kurojë. Migrena nuk mund të cilësohet thjesht një dhembje koke, por disa. Të sëmurët me migrenë mund të provojnë simptoma të ndryshme të saj, të cilat në më të shumtën e rasteve sjellin çrregullim të shëndetit, nga pak orë në disa ditë. Por ka raste që edhe më gjatë. Migrena ka një ndikim të fuqishëm në jetën e atyre, që e mbartin këtë sëmundje.
Dy format kryesore të shfaqjes së migrenës
70% e njerëzve vuajnë atë që quhet migrena pa Aura (pamje vizive, zëra, abstraksione), ndërsa pjesa tjetër vuajnë nga ajo që njihet si migrena klasike. Zakonisht krizat zgjasin nga 15 minuta deri në një orë. Normalisht këto klasifikohen si dhimbje koke. Shqetësime të tjera të migrenës janë vështirësia në përqëndrim, gjendje konfuzioni, probleme në të folur, dobësim, etj. Çdo njeri ka një eksperiencë të veçantë nga migrena. Simptomat përfshijnë shumë dhimbje të kokës, shpesh në njërën anë. Por ajo mund të shfaqet dhe pa dhembje koke, thjesht me një ndjeshmëri ndaj dritës, zërave apo të qeshurave. Ata që vuajnë nga migrena janë të zbehtë dhe ndiejnë të ftohtë, ndërsa të tjerë që kanë luhatje humori preferojnë errësirën derisa krizat t’u kalojnë. Migrena menstruale është një tjetër formë e migrenës, që shfaqet vetëm në periudhën paramenstruale. Krizat zgjasin nga 4 deri në 72 orë. Disa i ndiejnë krizat e saj një ose dy ditë para fillimit të migrenës. Kjo është faza paralajmëruese në të cilën shfaqen shenja të pasigurisë, humbje oreksi, irritim, hipertension, lodhje etj. Stadi final i migrenës, i njohur si stadi postdrominal, mund të zgjasë me orë dhe ditë. Shumica e njerëzve nuk i japin rëndësinë e duhur dhe nuk i nënshtrohen mjekimit. Nuk ka një përcaktim definitiv të migrenës pasi simptomat variojnë dhe diagnostikimi është i vështirë
Kush preket nga migrena?
Migrena është sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia gjenetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm. Kryesisht preken moshat 20 deri në 50 vjeç, veçanërisht femrat. Të rinjtë, vajzat dhe djemtë ndikohen nga shumë simptoma paralajmëruese deri në këtë moshë. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale Femrat janë veçanërisht të prekura gjatë ditëve të parardhjes së menstruacioneve si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatëzanisë apo menopauzës.
Kurimi
Nuk ka një kurë të përcaktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon. Shumë njerëz përdorin analgjezikët si aspirinën, paracetamolin apo ibuprofenin që në disa raste kombinohen me përbërës të tjerë si kodeina, kafeina, antihistamina apo antiemetikë gjithnjë nën kontrollin e mjekut . Një tjetër medikament që qetëson dhimbjet e migrenës është ergotamina por që tani nuk përdoret më. Ilaçi i njohur si 5HT antagonist ndihmon në korrigjimin e balancimit të serotominës në tru, gjatë krizës. Zbulimi i sëmundjes që në fazat fillestare është i rëndësishëm, edhe pse krizat e migrenës janë të “ fshehura” si dhimbje të shkaktuara nga çrregullimet gastrike dhe merret mjekim me ilaçe që absorbojnë direkt në qarkullimin e gjakut. Disa ilaçe veprojnë në përshtatje të kësaj gjendjeje dhe gjithsesi ndihmojnë përbërës të tjerë të veprojnë më shpejt.

Tabela
Faktorët të cilët ndikojnë dhe shkaktojnë dhimbje koke janë:
-Stresi
– Ndryshimi i bioritmit
– Mungesa e gjumit
– Ushqimi (djathi, çokollata, çaji, bananet, lajthia, arra,
bajamja)
– Alkooli
– Droga
– Ndryshimi atmosferik
– Ndryshimi hormonal tek femrat

Format
Eksitojnë dy lloje kryesore të migrenës: migrena me aurë dhe migrena pa aurë. Aura zgjatë deri më 60 minuta. Ajo paraqitet me halucinacione optike.

Komplikimet
Migrena kronike: më shumë se 15 ditë në muaj kokëdhimbje.
Statuti i migrenës: 72 orë pa ndërprerje të dhimbjes së kokës.
Infarkti i migrenës: dëmtimi i trurit si pasojë e migrenës.

Prevalenca
Nga migrena vuajnë 18 % e grave dhe 6 % e meshkujve. Ajo manifestohet për herë të parë rreth moshës 25 deri 45 vjeçare. Deri në pubertet vuajnë meshkujt dhe femrat në përmasa 1 me 1 pastaj në moshën e rritur femrat vuajnë 3 herë më shumë se meshkujt.

Diagnoza
Diagnoza e migrenës bëhet nga pyetja e saktë e pacientëve si dhe nga studimi i historisë së sëmundjeve të pacientëve. Metoda speciale laboratorike për diagnozën e migrenës nuk ekzistojnë. Pra migrena është sëmundje e cila me mjete të mjekësisë nuk mund të verifikohet pa probleme. Mirëpo me ndihmën e Elektroencephalografisë (EEG), Computertomografisë (CT), Ultrazërit, mund të përjashtohen dhimbjet e shkaktuara nga tumoret, gjakderdhja në tru, etj.

Si mund të realizohet mjekimi i migrenës
Terapia e migrenës bëhet në dy shtylla: terapia akute dhe terapia profilaktike (parandaluese). Për rastet akute të dhimbjes së kokës preferohen triptanet, si: sumatriptani, zolmitriptani, eletriptani, rizatriptani. Të përdorur janë edhe anti-inflamatorët, si: acidi acetylsalicik(Aspirin), paracetamol, ibuprofen; antiemetikët (kundër vjelljes), domperidon. Terapi tjetër është ajo profilaktike. Për parandalimin dhe reduktimin e paraqitjes së dhimbjes përdoren betabllokues: metoprolol, propranolol; bllokues të kanalit të kalciumit: flunarizin. Gjithashtu si medikamente të dorës së dytë përdoren valproat, topiramat. Si metoda pa medikamente vlen të përmenden qetësimi në dhoma të errëta pa zhurmë, terapia aromatike dhe trajnimi autogjen.

Si shfaqet migrena?
Fillimisht migrena gjenerohet në trungun e trurit. Por substanca e trurit në vetvete nuk dhemb, janë meningjet (cipat e trurit) e enët e gjakut ato që dhembin. Kështu me anë të një sistemi trigeminovaskular, nervat aferente sensoriale trigeminale perivaskulare stimulohen dhe sjellin çlirimin e neuropeptideve vazoaktive, që rezultojnë në zgjerimin e enëve të gjakut e shkaktimin e informacionit qendror nociceptiv. Pasojnë një varg impulsesh dhimbjeje të neuroneve qendrore të rangut të dytë e të tretë, si dhe aktivizimi i trungut të trurit , që sjell simptomat anësore. Shumë simoptoma që vijnë nga procese qendrore, si p.sh. nga korja okcipitale nuk varen nga mekanizmi i dhimbjes, por direkt nga gjenerimi qendror i migrenës.

Nga se shkaktohet sëmundja e migrenës?
Mendohet se migrena shkaktohet nga çlirimi i një substance kimike të quajtur serotoninë ose 5HT në gjak, që shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru. Se çfarë ndodh me saktësi është ende e paqartë por një numër shkaqesh është identifikuar të cilat ndryshojnë nga personi në person. Në më të shumtën e rasteve ndodh një kombimin faktorësh që çojnë në krizë ku mund të përfshihen faktorë ushqyes si çokollata, fruti i portokallit, limoni, brumërat, djathërat, alkooli (veçanërisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime të përpunuara. Ndikim kanë edhe faktorët hormonalë :periodat, hipertensioni apo menopauza; si dhe faktorët psikologjikë: presioni i lartë i gjakut, dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinoziti apo bllokimi i hundëve.

Simptomat
Migrena zakonisht fillon në fëmijëri, adoleshencë ose moshën e hershme adulte. Një atak tipik migrenoz prodhon disa ose të gjitha shenjat e simptomat e mëposhtme:
– Dhimbje e moderuar, ose e intense e kokës e cila mund të jetë në njërën anë të kokës, ose në të dyja
– Dhimbje koke me kualitet pulsues, shpues
– Dhimbje që përkeqësohet nga aktiviteti fizik
– Dhimbje që interferon me aktivitetet e përditshme
– Nauze me ose pa të vjella
– Sensitivitet ndaj dritës dhe zhurmave
Kur nuk trajtohet, migrena zakonisht zgjat nga 4 deri në 72 orë, por frekuenca me të cilën dhimbja shfaqet varion nga personi në person.
Jo të gjitha dhimbjet janë njësoj. Shumica e personave që vuajnë përjetojnë atë që quhet migrenë pa aura, e cila njihet si migrena e zakonshme. Disa të tjerë kanë migrenë me aura, e cila njihet si migrena klasike.
Duhet dyshuar migrena me aura kur ka dhimbje koke që paraprihet nga njëra ose disa nga këto shënja neurologjike:
– Simptoma vizuale si pika të errëta, flash dritë, linja zigzake dhe çrregullime të tjera të shikimit
– Dobësi motore
– Shenja sensore si parestezi
– Afazi, disfazi ( mungese, ose çrregullim i të folurit)
– Shenja të disfunksionit trunkal si diplopic (shikim i dyfishuar), ataksi (ecje si i dehur), vertigo(marrje mendsh)
Simptomat duhet të jenë të rikthyeshme krejtësisht dhe të zgjasin mbi 5-10 minuta dhe më pak se 60 minuta. Keni apo jo aura, mund të perceptoni disa sensacione paralajmeruese (podrome) disa orë ose ditë përpara se dhimbja e kokës të fillojë. Podromet përfshijnë:

– Ndjesi ngazëllimi dhe energjie intense
– Dëshirë për të ngrënë ëmbëlsira
– Etje
– Përgjumje
– Irritim ose depresion

Kur duhet të shkoni tek mjeku?
Migrena është shpesh e padiagnostikuar dhe e patrajtuar. Nëse keni dhimbje që ju kufizon në aktivitetet e përditshme dhe interferon me jetën tuaj duhet të konsultoheni me mjekun dhe të diskutoni alternativat e trajtimit. Edhe nëse jeni diagnostikuar me migrenë para shumë kohe dhe vini re se paterni i dhimbjes së kokës ka ndryshuar, duhet të lidheni me mjekun. Duhet të takoni mjekun, ose të paraqiteni në urgjencë nëse keni ndonjërin nga shenjat dhe simptomat e mëposhtme, të cilat mund të indikojnë ndonjë problem serioz:
– Vendosjen e një dhimbje koke të menjëhershme, të fortë, si goditje rrufeje
– Dhimbje koke me temperaturë, ngurtësim të qafës, rash, konfuzion mendor, konvulsione, shikim të dyfishuar, dobësi, mizërime, mpirje dhe vështirësi në të folur.
– Dhimbje koke pas një goditje në kokë, vëçanërisht nëse dhimbja bëhet më e keqe.
– Një dhimbje koke kronike e cila bëhet më keq pas kollës, ushtrimeve fizike, ose lëvizjeve të papritura.
– Një dhimbje e re koke nëse jeni më shumë se 50 vjeç.

Trajtimi dhe medikamentet
Mjekimet të cilat përdoren për të luftuar migrenën ndahen në dy kategori:

Mjekimi për lehtësimin e dhimbjes. I njohur si trajtimi akut, abortiv. Medikamentet e përdorura merren gjatë atakeve të migrenës (pra kur personi është  aktualisht me dhimbje) dhe janë  krijuar qe të ndalojnë  simptomat kur dhimbja e kokës ka filluar. Për rezultate më të mira, merrni medikamente kundër dhimbjes sapo të ndieni shenjat e simptomat e para të migrenës. Mund t’ju ndihmojë edhe fjetja në dhoma pa shumë dritë pasi i keni marrë medikamentet.
– Antinflamatorët josteroide (AIJS). Këto medikamente si ibuprofeni (advil, motrin etj) ose aspirina mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës. Medikamente të prodhuara specifikisht për migrenën si ato që kanë si përbërje kombinime të acetominofenit, aspirinës dhe kafetinës (Exedrin Migretil) mund të veprojnë në migrenën e moderuar, por janë pak efektiv në atë me simptoma të rënda. Nëse merren për një kohë të gjatë AIJS mund të çojnë në ulçera, hemorragji gastrointestinal dhe dhimbje koke nga mbi mjekimi me analgjezikë.
– Triptanët. Për shumë njerëz qe vuajnë nga migrena me simptoma të rënda triptanët janë medikamentet e zgjedhura për t’u përdorur. Ata janë efektive në lehtësimin e dhimbjes, nauzesë dhe sensitivitetit ndaj dritës dhe zhurmës të lidhur me migrenën. Mjekime të tilla janë: sumatriptan (Imitrex), rizatriptan (Maxalt), naratriptan (Amerge), zolmitriptan (Zomig), almotriptan (Axert), frovatriptan (Frova) dhe eletriptan (Relpax). Ata janë të kundërindikuar nëpër zona me risk për insultë dhe infarkte kardiake.  Triptanët kanë kosto të lartë.
– Ergotët. Ergotamina (Migergot, Cafergot) është më pak e shtrenjtë, por edhe më pak efektive se triptanët. Duket me efektive në dhimbjet që zgjasin më shumë se 48 orë. Dihydroergotaminë  (Migranal)  është  një derivat i ergotit i cili ka me pak efekte anësore se ergotaminë
– Medikamentët kundër nauzese (të përzierave). Për shkak se ataket migrenoze shpesh shoqërohen nga nauze me ose pa të vjella, mjekimi për nauzen është i justifikueshëm dhe zakonisht kombinohet me medikamente të tjera. Më të përshkruarat janë metoclopramide (orale) ose prochlorpërazinë (orale ose supost).
– Opiatet. Medikamentë që përmbajnë narkotike veçanërisht kodeina në të rrallë përdoren për të lehtësuar dhimbjen tek personat me migrenë në pacientët që s’mund të marrin mjekimet e tjera. Narkotikët krijojnë varësi ndaj shihen si të fundit në listën e medikamentëve qe mund të përdoren.

Mjekimi parandalues. Këto lloje medikamentesh merren rregullisht, shpesh si mjekim i përditshëm për të reduktuar frekuencën dhe ashpërsinë e atakeve migrenoze. Zgjedhja e strategjisë për menaxhimin e migrenës tuaj varet në frekuencën dhe ashpërsinë e atakeve tuaja, shkallën e paaftësisë që ju krijon dhe sëmundjet tjera shoqëruese që mund të keni.

Mjekësia alternative
Edhe terapite jotradicionale që mund të jenë të dobishme nëse keni një dhimbje koke kronike:
Akupunktura. Disa studime kanë gjetur se akupunktura mund të jetë e dobishme në disa dhimbje koke ku përfshihet dhe migrena.
Biofeedback dhe teknikat relaksuese. Biofeedback duket se është veçanërisht efektive në trajtimin e migrenës sidomos kur trajtimi medikamentoz për ndonjë arsye ka kundër indikacion në përdorim. Ky trajtim kërkon kryerjen nga profesionistë të përgatitur në këto teknika.
Masazhi. Ndihmon në uljen e frekuencës se migrenës dhe mund të përmirësojë kualitetin e gjumit tuaj, i cili nga ana tjetër ndihmon për të parandaluar migrenën.
Vitaminat dhe mineralet. Janë provuar vitamina si riboflavin (vitamina B-2) që është parë se ka pasur efekt në migrenë, kornzima Q 10 mund të jenë të dobishëm në disa individë. Dhënia e suplementeve të sulfatit të magnezit nga goja është parë se kanë ulur frekuencën e migrenës në disa individë, megjithatë kjo nuk mbështetet në të gjitha studimet. Magneziumi intravenoz duket se ndihmon pacientët gjatë atakeve akutë të migrenës.
Parandalimi
Nëse jeni duke marrë mjekim parandalues, ose jo, ju mund të përfitoni nga ndryshimet e stilit të jetesës që ju ndihmojnë të reduktoni frekuencën dhe intensitetin e migrenës. Një nga këto sugjerime mund të jenë të dobishme për ju:
– Shmangni trigerat (ato që ju nxisin) e migrenës.  Nëse disa ushqime duket se ju nxisin dhimbjen e kokës mundohuni ti shmangni. Përgjithësisht stabilizoni rutinën tuaj ditore dhe caktoni orare të rregullta për gjumin dhe ushqimin. Mundohuni të kontrolloni stresin.
– Bëni ushtrime rregullisht. Ushtrimet aerobike reduktojnë tensionin dhe ju ndihmojnë të parandaloni krizat e migrenës. Nëse mjeku juaj ua lejon (në bazë të kushteve specifike të shëndetit tuaj) gjeni një sport që ju pëlqen dhe që mund ta bëni si ushtrimeaerobike, not, çiklizëm, etj. Nxehja duhet bërë gradualisht sepse ushtrimet instense mund t’ju shkaktojnë dhimbje koke. Obeziteti gjithashtu mendohet të jetë faktor në personat me migrenë, ndaj ushtrimet do iu ndihmojnë të mbani peshën e duhur.
– Reduktoni efektet e estrogjenit. Nëse jeni një grua migrenoze dhe estrogjeni duket se nxit krizat tuaja të migrenës, ose bën më keq dhimbjen tuaj të kokës, ju mund ta shmangni duke reduktuar sasinë e mjekimeve që merrni dhe mbajnë estrogjen (pilulat kontraceptive dhe terapia zëvëndësuese hormonale te gratë në menopauzë).
Personat me migrenë kanë risk të rritur për të bërë aksidentë vaskulare (insultë) cerebrale.
– Risku për të gjithë personat me migrenë është 2.16 herë më i rritur sesa në popullatën jo migrenoze. Risku më i rritur është në migrenën me aura.
– Kontraceptivët e rrisin rrezikun e insulteve te personat me migrenë përafërsisht me 8 herë.
Megjithatë kjo s’do të thotë që ata që vuajnë nga migrena duhet të bien në panik. Si për çdo sëmundje tjetër, duhet të jenë të informuar për risqet qe ajo mbart në mënyrë që të jenë të përgatitur, të kenë kujdes për veten dhe të shmangin sa të jetë e mundur komplikimet.