Shtetet e QUINT-it thirrje politikanëve kosovarë: Diskutoni pa fyerje dhe kërcënime

E publikuar: 11/06/2020 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e QUINT-it u kanë bërë thirrje politikanëve kosovarë që të mos krijojnë atmosferë që inkurajon akte dhune.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës të diskutojnë lidhur me sfidat dhe mundësitë e shumta me të cilat përballet Kosova pa fyerje dhe kërcënime”, thuhet në kumtesë.

“E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqërorë dhe respektimin e lirisë së shprehjes. Çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mire”.