Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifa

E publikuar: 01/04/2020 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Shtetet e Bashkuara në Kosovë ka reaguar të enjten, pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifave dhe zëvendësimin e tyre me reciprocitet. Sipas saj, SHBA-ja ka qenë e qartë rreth heqjes së të gjitha tarifave.

“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, shkruan në njoftim.