Shtatë shtëpi për familjet në nevojë do të ndërtohen në Drenas

E publikuar: 26/08/2019 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit me organizatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, përkatësisht me Halil Kastratin, për ndërtimin e shtatë shtëpive për familjet në nevojë të Komunës së Drenasit.

Sipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit, Komuna obligohet që për secilën shtëpi të participojë në vlerën prej 5 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër mbetet nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve.

Ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë do të filloj gjatë kësaj jave dhe do të përfundojnë gjatë këtij viti.

Kreu i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Halil Kastratin, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe gjithë donatorët për t’i ndihmuar familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive dhe është zotuar se do t’i përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje e bashkëfinancimit./klankosova.tv/.