Shtatë fitoret më të thella të Barçës në El Clasico gjatë shekullit XXI

E publikuar: 29/10/2018 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Humbja 5-1 e Real Madridit të dielën në El Clasico është vetëm shembulli i fundit se si rivalët e tyre të përjetshëm shfrytëzojnë formën e tyre jo të mirë, për t’iu shkaktuar një humbje të thellë.

Por, në shekullin XXI kemi parë shumë fitore të thella të Barcelonës ndaj Los Blancos.

E para ishte në sezonin 2004/05 kur Barça e Frank Rijkaardit fitoi 3-0. Ishte Sameul Eto’o ai që e filloi, ndërsa Giovanni van Bronckhorst e vazhdoi, kurse Ronaldinho e përfundoi me një gol nga penalltia.

Një tjetër 3-0 vazhdoi në Santiago Bernabeu një vit më vonë, ndeshje që kujtohet për paraqitjen fantastike të Ronaldinhos, i cili ishte i pandalshëm.

Pastaj ishte 6-2 në sezonin 2009/10, edhe pse Reali e filloi me golin e Gonzalo Higuain, Barcelona u rikthye me golat e Thierry Henry, Carles Puyol dhe Lionel Messit.

Një vit më vonë katalunasit shkatërruan skuadrën e Jose Mourinhos, ata shënuan fitore 5-0 me golat e Xavit, Pedros, Jeffren dhe David Villa (dy gola).

Pastaj edhe në 2015, ashtu si të dielën, Barca fitoi pa Lionel Messin, por këtë herë 4-0.

Në dhjetorin e 2017 Barcelona fitoi në Santiago Bernabeu me rezultat 3-0, në listën e golashënuesve ishin Messi, Suarez dhe Aleix Vidal. Kjo ishte një nga humbjet më të rënda të Zinedine Zidanes sa ishte pjesë e Realit.

E shtata dhe e fundit është ajo se dielës me golat e Philippe Coutinho, Arturo Vidal dhe Luis Suarez (het-trik). /Telegrafi/