Shqiptarja nga Barcelona: 30 sekonda që më shpëtuan mua dhe vajzën (Video)

E publikuar: 17/08/2017 23:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm 30 sekonda kanë shpëtuar nga vdekja Rominën, gruan e re shqiptare dhe vajzën e saj vetëm 1 muajshe e cila ndodhej në në zonën e famshme turistike Las Ramblas, kur një furgon u përplas me turmën e njerëzve.

“Kam shpetu per 30 sekonda. Mos te kishim hyr ne dyqan kisha vdek me gjith gocen 1 muajshe” shkruan ajo në komentet në facebook poshtë videos live të Ora News ku po transmetoheshin informacionet e fundit nga sulmi në Barcelonë.

Më pas komentuesve që i gjenden pranë ajo i përgjigjet më tej “Shum flm akoma sekam mar veten tu u dridh jam” .
Në profilin e saj në facebook Romina Dervishi ka postuar dhe video nga vendngjarja: Panik, zhurma e ambulancave, helikopterë që fluturojnë lart dhe kontrollojnë zonën, njerëz që ikin të frikësuar.
Videot shoqërohen me komentin: “Kur te don zoti te shpeton per 50 sekonda . Faleminderit zot. 💣 💣 💣Videot “/Oranews