“Shqiptarët mashtrues”, Rama- moderatorit gjerman: Shprehje e turpshme

24.01.2020 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“Shqiptarët mashtrues”, Rama- moderatorit gjerman: Shprehje e turpshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kritikoi ashpër moderatorin e ZDF, Marcus Lanz, për komentin e tij në lidhje me shqiptarët, të cilët i konsideroi si mashtrues.

Rama, i cili pritet të vizitojë Berlinin të dielën, i tha Bild-it se “jam shumë i habitur që mund të dëgjosh një gjuhë të tillë në një kanal televiziv aq të njohur siç është ZDF! Nuk e di nëse ky është ndonjë gabim i pafajshëm apo ndonjë keq emërtim racist për shqiptarët si popull, por padyshim që është një shprehje e turpshme”.

Çfarë ka ndodhur gjatë emisionit të Lanz-it?

“Ka patur një debat të nxehtë mes ministrit gjerman të Transporteve, Andreas Scheuer, (CSU) dhe moderatorit, në lidhje me bilancin e gabimeve të Scheuer si ministër”.

“Për të gjithë”, pyeti Lanz, “apo për të huajt? Pikërisht kjo është çështja!”

“Sigurisht që për të gjithë”, iu përgjigj Scheuer.

“Tani, le të mos i tregojmë njëri-tjetrit përralla”, e paralajmëroi Lanz.

Por, Scheuer e “çoi deri te burimi dhe nuk i dha ujë”.

“Unë kam një mendim ligjor ndryshe nga ai i ECJ”, shpjegoi ai.

“Unë i bashkohem Prokurorit të Përgjithshëm të CJEU”.

Krejt papritur, Lanz u ndje keq: “Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve”, thumboi ai, gjë për të cilën edhe u duartrokit.

Kryeministri i Shqipërisë i tha Bild-it se “nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë e fundit që shqiptarët bëhen shënjestra e gazetarëve përtacë, por kur vjen nga një kompani mediatike kaq shumë e respektuar si ZDF, nëpërmjet dikujt me reputacionin e veçantë të Lanz, padyshim që të lëndon shumë. Një ndjesë në emision do ta paraqiste si një gabim të pafajshëm, ndërkohë që e kundërta do të ishte shumë më lënduese edhe se vetë shprehja e turpshme”.
Pavarësisht devijimit nga ana e Lanz, Edi Rama do të vazhdojë me vizitën e tij në Berlin.

“Kancelarja Merkel është pionierja e Europës dhe një figurë frymëzuese për të gjithë ne që po luftojmë fort që një ditë t’i bashkohemi Europës duke reformuar vendet tona kandidate në Ballkanin Perëndimor dhe duke i ndryshuar ato për mire. Kështu që takimi me të është një gëzim dhe një nder special, por këtë here është edhe shumë i rëndësishëm për mua si kryeministri i një vendi që i godit rëndë nga një tërmet shkatërrues nëntorin e kaluar”.

Dhe më tej: “Shqipëria është në pritje të një rezultati pozitiv nga konferenca e donatorëve për rindërtimin pas tërmetit, që do të drejtohet nga Ursula von der Leyen në Bruksel, më 17 shkurt. Kancelarja Merkel është treguar shumë dashamirëse me popullin shqiptar që nga momentet e para pas tragjedisë dhe unë do të kërkoj ndihmën e tyre që ta bëj konferencën e donatorëve një dritë shprese për të paktën 15 000 persona që kanë humbur shtëpitë e tyre”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Partitë paralajmërojnë fushatë të tensionuar elektorale

Partitë paralajmërojnë fushatë të tensionuar elektorale

Gafa e Qeverisë Kurti, këshilltari i Kryeministrit nuk është Doktor Shkence

Gafa e Qeverisë Kurti, këshilltari i Kryeministrit nuk është Doktor Shkence

Pas të shtënave gjatë natës në Prishtinë, mbetët një i plagosur

Pas të shtënave gjatë natës në Prishtinë, mbetët një i plagosur

Mustafa i ashpër për taksën: Asnjë tarifë e reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit me SHBA-në dhe BE-në

Mustafa i ashpër për taksën: Asnjë tarifë e reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit me SHBA-në dhe BE-në

Veprim skandaloz, me vezë sulmohet zëvendëskryeministri Avdullah Hoti

Veprim skandaloz, me vezë sulmohet zëvendëskryeministri Avdullah Hoti

Abdixhiku ‘urdhër’ Komunës së Prishtinës për ta anuluar vendimin në lagjen në afërsi së Liqenit në Badovc

Abdixhiku ‘urdhër’ Komunës së Prishtinës për ta anuluar vendimin në lagjen në afërsi së Liqenit në Badovc

Të bashkuar LDK-ja, kërkojnë koordinim me SHBA’në për reciprocitetin

Të bashkuar LDK-ja, kërkojnë koordinim me SHBA’në për reciprocitetin

Sharon Stone: Përse jeta bëhet shumë më e mirë kur arrini moshën pesëdhjetëvjeçare!

Sharon Stone: Përse jeta bëhet shumë më e mirë kur arrini moshën pesëdhjetëvjeçare!

Ne, qytetarët e dorës së dytë

Ne, qytetarët e dorës së dytë

Zyrtarët policorë me probleme psikologjike kështu duhet të trajtohen!

Zyrtarët policorë me probleme psikologjike kështu duhet të trajtohen!

‘Kali i Trojës’ brenda Bashkimit Evropian!

‘Kali i Trojës’ brenda Bashkimit Evropian!

Serbia i liroi para kohe të dënuarit që ekzekutuan familjën Bogujevci!

Serbia i liroi para kohe të dënuarit që ekzekutuan familjën Bogujevci!

Zyba ka kërkuar shkarkimin e kryeshefes ekzekutive të Inspektoratit të Policisë së Kosovës

Zyba ka kërkuar shkarkimin e kryeshefes ekzekutive të Inspektoratit të Policisë së Kosovës

Albena Reshitaj, kërcënon me protesta

Albena Reshitaj, kërcënon me protesta

Qytetarët ankohen: Kryeministër, shih skelat pa mbrojtëse, të çarat i mbushin me shkumë e ikin

Qytetarët ankohen: Kryeministër, shih skelat pa mbrojtëse, të çarat i mbushin me shkumë e ikin

Ymeri: Albin, e ke gabim që ke ndryshuar veç pse jeni kryeministër

Ymeri: Albin, e ke gabim që ke ndryshuar veç pse jeni kryeministër