Shqipëria parajsa e kriminelëve

E publikuar: 04/10/2015 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

TAULANT HOXHA

Duke u nisur nga zhvillimet e fundit te aferes se CEZ-it, aferes me te madhe korruptive ne historine shqiptare ku me nje te firmosur zhduken 500 milion euro, e barabarte me 1200 euro per fryme ne Shqiperi perfundimisht vjen ne konkluzionin qe Shqiperia eshte parajsa e te korruptuareve dhe e krimineleve. Pse them keshtu? Sepse politikanet tane skane lene gje pa bere dhe jo vetem qe jane te paprekshem ndaj drejtesise por u bejne dhe karshillek shqiptareve neper televizione.

Jane po te njejtet politikane qe jane akuzuar per krime te tjera gjithashtu gjate ketyre 25-viteve dhe asgje nuk u ka ndodhur perkundrazi jane ne majat e shtetit dhe vazhdojne perseri te vjedhin sa te kene jete. Keta politikane te cilet jane nga te dyja kampet politike e kane kapur per fyti Shqiperine dhe po lejojne qe te marri pak fryme sa per te thene qe egziston.

Jane te njejtet politikane qe jane akuzuar per krime nga me te ndryshme si psh:

Lejimin dhe zhvajtjen e popullit nga firmat piramidale, luften civile te vitit 1997-te ku mbeten te vrare 3000 shqiptare vjedhjen e floririt te thesarit te shtetit, vrasjen e deputetit Hajdari, vrasjen e deputetit Xhindi, abuzimi dhe vjedhja e 200 milion euro te rruges se kombit videoja e korrupsionit se Dritan Priftit-Ilir Metes ku me pas Rama vuri popullin perpara zjarrit te Berishes dhe shenuan ne historine tragjike per pushtet 21 janarin 20 % i lejeve te ndertimit vrasja e 26 personave ne Gerdec vdekja “aksidentale” e deshmitarit kyc per skandalin e armeve vrasja e bankierit Santo qe dinte gjithcka per parate e politikaneve te korruptuar qarkullimi i krimineleve me makinat e qeveritareve, mega afera e CEZ-it etj, etj C’po ndodh valle ne Shqiperi?

Kjo ishte nje liste qe cdo qytetari shqiptar i vjen ne mendje dhe ti rreshton per 2 minuta. Por a mjaftonte qe politikanet te jene te korruptuar ne Shqiperi? Sigurisht qe jo. Atehere, po keta politikane mbushin parlamentin e Shqiperise me kriminela duke u dhene edhe statusin e politikanit duke i bere deputet. Keta deputet do vendosin per fatet e vendit dhe te ardhmen e Shqiperise. Ne Shqiperi kemi nje shprehje te bukur qe themi “me thuaj me ke rri te te them se kush je” Keta jane politikanet tane qe kane miq kriminela, llumin e shoqerise sone dhe te tille jane dhe vete qe bejne veprime kriminale ndaj atdheut. Te tille jane edhe ata gazetare apo pseudoanalist qe u sherbejne ketyre palo politikane si kollona per ti mbajtur ne pushtet qe te shkaterrojne Shqiperine dhe jeten e shqiptareve.

Ka ardhur koha qe shqiptaret te marrin ne dore fatin e tyre, por ne si popull dita dites po tregojme qe jemi nje popull budalla, i nenshtruar dhe frikacak nderkohe qe neper bote politikane te tille jane burgosur me kohe dhe sguxojne te tallen me popujt e tyre ne te tille fare feje. Por me sa duket shqiptareve mund ti besh c’te duash te 99-at, vidhi, mashtroji, burgosi, leri pa drita, leri pa uje, vriti, ama vetem nga nena e motra mos i shaj se kane seder dhe te vrasin.