Shqipëria me numër të lartë gazetarësh krahasuar me Evropën

03.05.2019 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shqipëria me numër të lartë gazetarësh krahasuar me Evropën

Çdo ditë është dita e shtypit për një gazetar, jo vetëm 3 maji. Mes sfidave të profesionit, profesionalizmit dhe ruajtjes së lirisë së medias, pavarësisht presioneve, gazetarët në të gjithë botën janë në vijën e përballjeve të mëdha.

Por sa gazetarë ka? Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të profesionistëve të medias në raport me popullsinë në krahasim me vendet e BE-së. Nga përllogaritjet e Monitor, në raport me popullsinë janë 22 të punësuar në media për 10 mijë banorë, duke u renditur e treta pas Rumanisë dhe Letonisë.

Panorama e medias në Shqipëri

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, në Shqipëri numërohen rreth 6200 profesionistë, prej të cilëve 2736 janë gazetarë. Në median tradicionale janë të punësuar rreth 1760 gazetarë.

Tre mediat më të mëdha në vend përgjigjen për mbi 1000 të punësuar. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në fund të 2017-s Top Channel kishte 574 gazetarë të punësuar, Klan 337, ndërsa Media Vizion (Vizion+) numëronte 150 gazetarë.

Aleksandër Cipa, kryetar i UGSH-së, tha se numri i të punësuarve në media është më i lartë duke marrë në konsideratë se sektori i medias ka një informalitet të lartë, kryesisht në median online. Sipas Aleksandër Çipës aktualisht numri i portaleve online ka arritur 800 dhe tre mujori i parë i 2019-s ka pasur ndryshime në numrin e të punësuarve në sektorin online.

Nga një anketë e Institutit të Medias rezultoi se punësimi vazhdon të mbetet një fushë me shumë dritëhije në median shqiptare. Anketa që u krye në tetor  gjeti se ka disa problematika në lidhje me punësimin, fiktivitetin e tyre, shkeljen e të drejtave të punës dhe problemet me pagat.

Një e treta e të anketuarve thanë se nuk kanë kontratë, ndërkohë që vetëm 24% thanë se kishin pasur kontratë gjatë gjithë jetës së tyre. 55% e të anketuarve thanë se paga që merrnin ishte më e ulët sesa paga mesatare e sektorit publik dhe 59% thanë se  ka vonesa në marrjen e pagës rregullisht ose me raste, ndonjëherë edhe për disa muaj rresht.

42% e të anketuarve thanë se mendonin që gjendja e punësimit të gazetarëve nuk kishte asnjë ndryshim krahasuar me dy vite më parë, ndërsa për 32% gjenda është përkeqësuar.

Gazetarët  në BE

Në 2018-n në Bashkimin Europian ishin rreth 400 mijë gazetarë, të cilët përgjigjeshin për 0.2% të totalit të punësimit në BE-së sipas shifrave që ka publikuar Eurostat në ditën e Lirisë së Medias.  Për çdo 10 mijë banorë në BE ka rreth 8 të punësuar në sektorin e medias (shiko grafikun).

Ndër vendet e BE-së Rumania ka numrin më të lartë të profesionistëve të medias në raport me popullsinë ku për 2018-n përllogariten rreth 26 të punësuar për 10 mijë banorë. Më pas renditet Letonia ku kishte 23 të punësuar për çdo 10 mijë banorë, pasuar nga Lituania me 20 të punësuar dhe Malta me 19.

Numrin më të ulët të të punësuarve me median e ka Spanja me 3 të punësuar për 10 mijë banorë, Kroacia dhe Polonia me 4, Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Greqia dhe Belgjika me 5 të punësuar në sektor për 10 mijë banorë. /Monitor

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ushtria Kineze ka zhvilluar një sistem operativ për të zëvendësuar Windows

Ushtria Kineze ka zhvilluar një sistem operativ për të zëvendësuar Windows

Dropbox rrit kapacitetet e planeve me pagesë

Dropbox rrit kapacitetet e planeve me pagesë

Ja se si ndikojnë kufizimet e Android në telefonat Huawei

Ja se si ndikojnë kufizimet e Android në telefonat Huawei

Mark Zuckerberg i Facebook “i mbijeton” votës së lidershipit

Mark Zuckerberg i Facebook “i mbijeton” votës së lidershipit

Kanadaja ndalon shitjet e makinave me karburant deri në vitin 2040

Kanadaja ndalon shitjet e makinave me karburant deri në vitin 2040

Lamtumirë BlackBerry Messenger

Lamtumirë BlackBerry Messenger

Google shtrëngon masat për shtojcat dhe aplikacionet e Chrome

Google shtrëngon masat për shtojcat dhe aplikacionet e Chrome

Conte harron Juven, flet si interist: Do të shpërblej me punë besimin (Video)

Conte harron Juven, flet si interist: Do të shpërblej me punë besimin (Video)

Uber raporton humbje prej 1 miliardë dollarësh

Uber raporton humbje prej 1 miliardë dollarësh

Google Maps tregon pjatat më të preferuara të restoranteve

Google Maps tregon pjatat më të preferuara të restoranteve

Me Excel për iPhone mund të importoni databaza me kamerën e telefonit

Me Excel për iPhone mund të importoni databaza me kamerën e telefonit

Google kundër aplikacioneve të cilat shesin drogë

Google kundër aplikacioneve të cilat shesin drogë

T-Series, kanali i parë në YouTube me 100 milionë abonentë

T-Series, kanali i parë në YouTube me 100 milionë abonentë

Rekord Evropian për transmetimet e të dhënave mbi fibrat optike

Rekord Evropian për transmetimet e të dhënave mbi fibrat optike

Google Maps fillon raportimin e kamerave të shpejtësisë në 40 vende të botës

Google Maps fillon raportimin e kamerave të shpejtësisë në 40 vende të botës

Puna nga shtëpia, një prej trendeve globale në rritje

Puna nga shtëpia, një prej trendeve globale në rritje