Shpëtohet pas 10 orësh skafi, në ndihmë anija “Oriku” dhe helikopteri “Cougar” (Video)

E publikuar: 06/11/2016 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anija “Oriku” që do të niset për herë të parë në një mision në Egje si pjesë e NATO-s, e kaloi provën e parë në Adriatik. Ajo u përshi ne misionin e shpëtimit të një skafi, me dy persona ne bord që vinte nga Italia dhe i kishte mbaruar karburanti në det, në mision u përfshi edhe një helikopter Cougar.

Pas gati 10 orësh kërkimi në det të trazuar që arrinte deri në 6 ballë, forcat detare gjetën skafin, i cili kishte mbetur në veri-perëndim të Sazanit për shkak të mbarimit të karburantit.

Në një lidhje telefonike për Top Channel, kapiteni i anijes “Oriku”, Ilir Çobo shpjegoi vështirësitë e operacionit të kërkim-shpëtimit, i cili u zhvendos në Gjirin Durrësit ku dhe u dhanë koordinatat e fundit në skafit.

“Pasi bëmë konstatimin e mjetit lundrues për 20 minuta për shkak të detit të trazuar arritën të bënim rimorkimin. Në mjet ndodhen 2 persona, Ardian Jahaj dhe një shtetas italian. Ardian Jahaj është më mirë, ndërsa shtetasi italian është më i përkeqësuar pasi e ka zënë sëmundja e detit. Nga biseda që kemi bërë në telefon kanë deklaruar se qëllimi i udhëtimit ka qenë blerja e skafit në Itali”, thotë kapiteni.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit që nisi prej mëngjesit të së dielës u përfshi edhe një anije tjetër si dhe një helikopter Cougar i Forcave të Armatosura.

Pas rimorkimit në Portin e Durrësit, Ardian Jahajt dhe shtetasit italian iu dha ndihma e parë mjekësore si dhe po pyeten për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ Top Channel