Shpërthen në lot polici gjatë protestës në Drenas (Video)

E publikuar: 08/02/2019 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej policëve pranë stacionin policor ka derdhur lot gjatë protestës që është duke u mbajtur në Drenas.

Protesta në Drenas kundër abuzimit seksual të 16-vjeçares e ka prekur një nga pjesëtarët e policisë.

Një prej policëve që është duke u përkujdesur për sigurinë gjatë protestës ka filluar të qajë para protestuesve.

Një nga policët më të moshuar është emocionuar shumë gjatë thirrjeve të protestuesve sa që i rrodhën lotët.

Ai ka gjetur mbështetjen e disa prej protestuesve që e kanë përqafuar pas lotëve të tij.