Shoku i shqiptarëve shënon golin e vitit në Evropë? (Video)

E publikuar: 26/10/2015 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në elitën e futbollit zviceran, është shënuar njëri nga golat më të mirë të vitit 2015.

Po luhej ndeshja mes Sionit dhe Grasshopperit të futbollistëve shqiptar si Tarashaj, Brahimi, Pnishi e Kamberi, kur sulmuesi i mysafirëve Munas Dabbur ka arritur të shënoj një gol të jashtëzakonshëm.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë gol me goditje nga largësia, por për një gol Alla Ibrahimovic.

Suedezi sa luante tek Ajaxi kishte kaluar mbi pesë futbollistë duke shënuar gol, ndërsa izraeliti Dabbur kaloi bukur katër futbollistë në zonë për të shënuar golin e vitit në Zvicër.

Zviceranët e kanë cilësuar si golin më të mirë të vitit 2015 në Zvicër, por mbetët të shihet se a do të shpallet edhe si goli më i mirë në Evropë.

https://youtu.be/LVImanFDLcw