Shokon Romir Zalla: Inis Gjonin do ta hidhja në…

E publikuar: 31/12/2017 06:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky i fundit i ftuar në emisionin BOOM, ka treguar se Inis Gjoni përhapi një lajm Fake, ndërkohë që me nota humori ai tha se duhet të ishte ai që ta hidhte Inisin në pishinën e teatrit.

Romir Zalla: Ajo që ndodhi e vërteta është, se në ka një njeri që do hidhte një njeri aty, duhet të isha unë që duhet të hidhja Inisin. Me thënë drejtën jam nisur ta hedh aty te pishina e teatrit.  Kisha një ndijesi për ta shtyrë në pishinë.

Rozana Radi: Keni një raport shumë vite bashkë?

Romir Zalla: Dashuri dhe urrejte, po si duket presioni, puna ngarkesa ka qenë e madhe dhe në të tilla raste çdo aktor e ka një moment që i kërcen çarku dhe do që ta hedhi regjisorin në pishinën e teatrit në rastin konkret…

Fjori Dardha:  Ëndërr në sistar ende kjo?

Romir Zalla: Është në një sirtar të vogël e kam në fund të bufesë

Fjori Dardha: Po nuk i dihet  pas përfundimit të projektit

Romir Zalla:  Ndoshta

Rozana Radi: Hidhe në kohën kur të jenë të gjithë aty se kanë dëshirë të shohin të gjithë në pishinë.  

Romir Zalla: Por Inisi hapi një lajm Fake, sikur më kishte hedhur nga dritarja. Më ka bërë një nder shumë të madh se pas atij lajmi në portale unë kuptova se kë kam miq të vërtetë dhe kë jo./Ora News/