Shokon një grua, i thotë presidentit: Po ti kush je? (Video)

E publikuar: 25/08/2017 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një turiste braziliane bën foto me një burrë por nuk e di se kush është ai.

Vajza ndodhet në Bullgari dhe ka bërë menjëherë foto me të, pa e ditur se personi në krah ishte presidenti bullgar, Rumen Radev.

“Kush jeni? Pse jeni kaq i rëndësishëm?”, e pyet turistja personin.

Ai i përgjigjet: “Jo, nuk jam kaq i rëndësishëm”. Në fund ai e pranon: “Jam presidenti”.

Ai me të cilën vajza braziliane sapo kishte bërë foto ishte pikërisht presidenti bullgar, transmeton tch.

Turistja: Unë nuk e di kush je, por …

Presidenti : Nga jeni?

Turistja: Nga Brazili

Presidenti: Brazil?! Çfarë po bën këtu?

Turistja: Pse të mos jetë këtu?

Presidenti: Ti e di se çfarë ndodh këtu së shpejti?

Turistja: Epo … diçka e madhe. Kush jeni ju? Pse jeni i rëndësishëm?

Presidenti: Kush është i rëndësishëm?

Turistja: Ti!

Presidenti: Po. Unë nuk jam aq i rëndësishëm. Ashtu si çdo bullgar tjetër këtu.

Turistja: Nuk e besoj. Ju jeni i rëndësishëm! Kush jeni ju?

Presidenti: Unë jam president.

Turistja: Jooooo e pamundur!