Shkoi në ambulancë me dhimbje të mëdha barku, mjekët u habiten kur i gjetën patate brenda vaginës – pacientja e kishte futur si kontraceptiv për shtatzëni të padëshiruar

E publikuar: 03/10/2017 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stafi i një klinike në Kolumbi mbetën të shokuar kur para syve të tyre u shfaq një vajzë 22-vjeçare, e cila brenda vaginës kishte një patate, të cilën e kishte futur si mjet kontraceptiv për një shtatzëni të padëshiruar.

Stafi i ambulancës në qytetin Honda, ka pranuar se si një vajzë e re kishte shkuar tek ata duke u ankuar për dhimbje të mëdha në bark, kurse infermierja Karolina Rojas u shokua kur pa se si patatja brenda saj po rritej, transmeton Telegrafi.

“Nëna më ka thënë se nëse nuk dëshiroj të mbes shtatzënë, duhet ta fus një patate poshtë dhe unë i besova”, ka deklaruar pacientja e pafat.

Ndërkaq infermierja Rojas ka deklaruar se patatja gjendej brenda vaginës së kësaj vajze, të cilës ia hoqën nga trupi pa ndërhyrje kirurgjikale.

Ata shpresojnë që nuk do të ketë ndonjë pasojë apo ndryshim, përveç se do të duhej t’i shërbente si leksion se kjo nuk është mënyra e duhur për t’u mbrojtur nga shtatzënia e padëshiruar. /Telegrafi/