Shkencëtarët kanë krijuar një robot që ndërton mobiljet e IKEA-s

E publikuar: 24/04/2018 02:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

IKEA është kompania e famshme e prodhimit të produkteve shtëpiake të cilat ndërtohen në kushte shtëpie. Kjo kompani tëjep mundësinë të blesh çdo produkt për shtëpinë me një çmim të lirë, por me kushtin që do të duhet ta ndërtosh vetë në shtëpi. Për këtë, shumë njërëz e gjejnë veten duke u munduar për orë të tëra të ndërtojnë një nga mobiljet e IKEA-s.

Një skuadër nga Universiteti i Singaporit ka krijuar një robot që mund të ndërtojë vetë një karrige IKEA për një kohë prej 20 minutash, edhe pse sipas IKEA-s, kjo karrige ndërtohet për 10 minuta.

Roboti, i cili u ndërtua për 3 vjet, është i përbërë nga dy duar dhe një kamera 3D dhe më pas ekzekuton planin e ndërtimit duke përdorur algoritme të zhvilluara nga skuadra e universitetit.

Krahët e robotit janë të përbërë nga sensorë force në mënyrë që të mos shkatërrojë pajisjet. Robotit i duhet më shumë kohë të planifikojë ndërtimin se sa ta ndërtojë mobiljen.

Për momentin roboti është i mësuar se si të ndërtojë një mobilje ndërsa në të ardhmen pritet që ai të mësojë edhe çfarë të ndërtojë, pra mjafton ti tregohet një foto apo ti thuhet emri i mobiljes dhe ai mund ta ndërtojë atë nga e para. /PCWorld Albanian